LAJMI I FUNDIT:

Banka Kombëtare Tregtare ndryshon statusin e saj nga Degë e Bankës së huaj në Bankë Shoqëri Aksionare

Banka Kombëtare Tregtare ndryshon statusin e saj nga Degë e Bankës së huaj në Bankë Shoqëri Aksionare

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) operon në Kosovë që nga viti 2007, si një degë e Bankës Kombëtare Tregtare Shqipëri. Në 11 vitet e saj të operimit në Kosovë, Banka ka realizuar rritje të dukshme në të gjithë treguesit financiar duke zgjeruar pjesëmarrjen e saj në treg. Si rezultat i rritjes së vazhdueshme dhe ndikimit të saj të rëndësishëm në tregun bankar, më 30 prill, 2018, Banka Kombëtare Tregtare Dega në Kosovë ndryshon statusin e saj nga Degë e Bankës së huaj në Bankë Shoqëri Aksionare. Me ndryshimin e statusit Banka ka ndryshuar edhe emrin nga Banka Kombëtare Tregtare Dega në Kosovë në Banka Kombëtare Tregtare Kosovë.

Banka Kombëtare Tregtare ka një traditë të gjatë të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare kualitative. Historia e Bankës fillon nga viti 1925, me degën e parë të Bankës Kombëtare Tregtare të hapur në Durrës, në ndërtesën historike ku ende operon dega e BKT-së Durrës.

Banka Kombëtare Tregtare Kosovë ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare për individë, biznese të vogla, të mesme dhe korporata.

“Sot, Banka ka një rrjet prej 27 degëve në gjithë Kosovën dhe mbi 360 punonjës. Asetet e Bankës kanë arritur në 339 milionë euro, me një portfolio të kredive prej 223 milionë euro, depozita prej 300 milionë euro dhe me një pjesëmarrje të tregut prej 10%. Tradicionalisht, fokusi kryesor i Bankës ka qenë zhvillimi i relacioneve afatgjata përmes strategjive që e vendosin klientin në qendër të aktiviteteve të saj, një objektiv të cilit Banka i qëndron gjithmonë besnike”.

Duke qenë një Bankë me kapital të huaj në Kosovë, Banka Kombëtare Tregtare vazhdimisht promovon mundësitë e investimit dhe avantazhet që ofron tregu Kosovar. Në vazhdimësi Banka krijon marrëdhënie biznesi me kompani që shprehin interesim për të investuar në Kosovë. Për kompani të tilla, Banka ofron këshilla, informata dhe relacione që do të ju mundësojnë një hyrje të lehtë në treg.

Me një bazë solide, me një trashëgimi të pasur, si dhe me objektiva afatgjate, Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë shënon fillimin e një epoke të re, me një mirënjohje të thellë për Klientët, Partnerët dhe Stafin, që e kanë bërë të mundur këtë sukses, gjithmonë duke u angazhuar edhe për shume vite partneriteti të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i Bitcoin rritet përsëri ndërsa Trump promovon rezervën e kriptovalutave të SHBA-së

Çmimi i Bitcoin rritet përsëri ndërsa Trump promovon rezervën e kriptovalutave të SHBA-së

Botë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Çmimi i Bitcoin ra me 17.5% në humbjen më të madhe mujore që nga viti 2022

Botë
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Ekonomi
Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori