Procesi i numërimit të votave në Komunën e Suharekës ka përfunduar plotësisht. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), asnjë kandidat nuk ka arritur shumicën absolute, prandaj kjo komunë do të shkojë në balotazh.

Nga 87 vendvotime të procesuara (100%), rezultati është si vijon:


Bali Muharremaj (AAK) – 45,70% (11,929 vota)
Ardian Shala (LDK) – 31,65% (8,261 vota)
Hamdi Bytyçi (LVV) – 13,53% (3,531 vota)
Dardan Berisha (PDK) – 9,11% (2,379 vota)

Me këtë rezultat, Suhareka pritet të jetë arenë e garës së dytë zgjedhore mes kandidatit të AAK-së, Bali Muharremaj, dhe atij të LDK-së, Ardian Shala, në rundin e balotazhit që do të mbahet pas katër javësh.