LAJMI I FUNDIT:

Ballkani sot përballet me favoritin e Grupit C – synon rezultat pozitiv

Ballkani sot përballet me favoritin e Grupit C – synon rezultat pozitiv

Ballkani vazhdon sot (e enjte) rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, për t’u përballur në raundin e dytë me Dinamo Zagrebin.

Ndeshja që fillon në ora 18:45 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës është ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë e humbi ndaj Vitoria Plzenit me rezultat minimal 1-0.


Ilir Daja flet para ndeshjes së Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit: Kundërshtari më i vështirë
Lexo po ashtu Ilir Daja flet para ndeshjes së Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit: Kundërshtari më i vështirë

Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, duke e mposhtur 5-1.

Por, skuadra kroate për këtë takim ka shumë mungesa, andaj edhe Ballkani ka shanse të mira që sonte të marrë së paku një pikë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë në letër, mirëpo trajneri Ilir Daja ka thënë se ata janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe do të synojnë rezultatin pozitiv. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori