LAJMI I FUNDIT:

Ballkani prezanton trajnerin Bledi Shkëmbi

Ballkani prezanton trajnerin Bledi Shkëmbi
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar trajnerin e ri Bledi Shkëmbi, i cili do ta drejtojë ekipin në vazhdim të sezonit.

Ekipi nga Suhareka javë më parë e angazhoi në postin e trajnerit , strategun korçar, i cili zuri vendin e Ismet Munishit që ishte shkarkuar paraprakisht.

Krahas Shkëmbit, janë prezantuare dhe ndihmës trajneri dhe trajneri i fitnesit.


“FC Ballkani sot shënon dy ngjarje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, prezantimin zyrtar të kryetrajnerit z. Bledi Shkëmbi dhe bashkëpunëtorëve të tij, si Francesco Vitobello në cilësi të ndihmës trajnerit dhe z. Alban Shala në cilësi të trajnerit kondicional”.

“Në takimin e sotëm është bërë njoftimi formal ndërmjet stafit të ri dhe futbollistëve, si dhe është shpalosur dinamika e ardhshme për sa i përket fazës përgatitore”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/