Nga viti 2014 prej ka nisur iniciativa e Procesit të Berlinit, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar miliarda euro. Por, më pak ka përfituar Kosova, pasi mjetet ndahen sipas madhësisë së shteteve.
Miliarda euro janë përfitimet e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përmes Procesit të Berlinit.
Paratë, Bashkimi Evropian i ndanë sipas madhësisë së shteteve, përderisa plani ekonomik dhe i investimeve, i prezantuar në shkurt të vitit të kaluar, parasheh investime deri në 30 miliardë euro.
28 prej tyre janë duke u shpërndarë përmes fondeve IPA.
“Kosova në atë kohë ka konkurruar në infrastrukturë dhe i ka pasur projektet e veta, që është lidhja e hekurudhës me Serbinë në një anë dhe në anën tjetër me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kanë qenë edhe projektet energjetike, me efiçiencën e energjisë, me energjinë e gjelbër, me mbrojtjen e ambientit. Këto janë projektet kryesore të cilat kanë qenë në atë kohë, mirëpo janë edhe sot”, tha Fatmir Gashi – ish-zëvendësministër i Financave.
Disa prej projekteve, ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi tregon se tashmë janë realizuar.
Për vlerësimin e tij, përfitimet e Kosovës nga ky proces janë të shumta.
“Një treg, një ekonomi e përbashkët, një infrastrukturë e përbashkët rrugore, ajrore, apo transport i energjisë, në qoftëse nuk i ke të anuluara mospajtimet politike, vështirë që mund të ketë zhvillim. Kosova nga ky proces i Berlinit përfiton më së shumti nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për arsye se me këtë proces, Kosova mund t’i rregulloj marrëdhëniet edhe me fqinjët”, shtoi Gashi.
Në këtë proces, Emrush Ujkani që drejton Këshillin e Investitorëve Evropian për Kosovë, thekson se negativisht ka ndikuar edhe situata e sigurisë në veriun e vendit.
“Pashmangshëm, përderisa e ke një problem i cili nuk është i zgjidhur, ai shfaqet në mënyra të ndryshme dhe mendoj se kjo e ka pengu. E para, mungesa për ta shtrirë në mënyrë efektive pushtetin tonë në një pjesë të territorit, ajo nuk mund të mbetet pa u adresuar, sepse ju e keni atje problem ta shpenzoni paranë publike, e lëre më të jeni atraksion për vendet ose NDI të ndryshme, përfshirë këtu edhe ndihmën nga Bashkimi Evropian”, tha Emrush Ujkani nga Këshilli i Investitorëve Evropian.
Nga fondet e ndara nga Procesi i Berlinit, Kosova është një nga përfitueset më të vogla, kryesisht pasi që fondet ndahen edhe sipas madhësisë së shteteve përfituese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Koalicioni AAK-Nisma pas zgjedhjeve parlamentare, 8 emrat që do të jenë në Kuvend

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës