Java e 19-të në Ipko Superligën e Kosovës do të mbyllet ditën e sotme me tri ndeshjet e fundit.

Theranda, Gjilani dhe Mitrovica janë tri qytet mikpritëse të tri ndeshjeve të fundit të kësaj xhiroje në elitën e futbollit kosovar.


Në Therandë skuadra e Ballkanit e pret Ferizajn dhe kërkon që me fitore eventuale të rimarrë pozitën e parë të renditjes tabelare përpara Dritës dhe Prishtinës që këtë javë regjistruan fitore në udhëtim.

59039454 2310200129217692 1107454486890151936 o

Fitore kërkon edhe Gjilani për tu rikthyer në garë për titullin kampion, por do të ketë punë të vështirë pasi që do të takohet me klubin kryeqytetas Flamurtarin.

Ndeshje shumë e rëndësishme e pret edhe Trepçën ’89 që pas humbjes javën e kaluar kërkon fitoren e qetësisë ndaj Dukagjinit.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Ipko Superligë fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/ Ipko Superliga e Kosovës E diel

13:00 Ballkani – Ferizaj
13:00 Gjilani – Flamurtari
13:00 Trepça ’89 – Dukagjini