Mbyllet ndeshja, Ballkani 1-2 Astana: Gjithçka çfarë ndodhi, para, gjatë dhe pas ndeshjes
- 09/11/2023 17:37
- 26/10/2023 21:40-Almir Kryeziu: Në Kazakistan do të shkojmë për fitore
- 26/10/2023 21:30-Edvin Kuç thotë se Ballkani do të luftojë deri në fund
- 26/10/2023 21:14-Humbën në Prishtinë, Thaqi thotë se do të fitojnë në Kazakistan
- 26/10/2023 21:00-Ilir Daja thotë se nuk ka nevojë ta ulin kokën pas humbjes nga Astana
- 26/10/2023 20:39-Mbyllet ndeshja
- 26/10/2023 20:33
- 26/10/2023 20:20
- 26/10/2023 19:52
- 26/10/2023 19:34-Mbyllet pjesa e parë
- 26/10/2023 19:24
- 26/10/2023 19:10
- 26/10/2023 18:55
- 26/10/2023 18:54
- 26/10/2023 18:45-Nis ndeshja
- 26/10/2023 17:41-Formacionet zyrtare, Ballkani – Astana: Ilir Daja me një ndryshim në mesfushë
- 26/10/2023 17:24-Enea Koliçi thotë se e respektojnë Astanan, por më shumë veten
- 26/10/2023 17:23-Ilir Daja me mesazh të qartë për lojtarët e Ballkanit para ndeshjes me Astanan
- 26/10/2023 17:22-UEFA me reportazh special për Ballkanin para ndeshjes me Astanan në Ligën e Konferencës
- 26/10/2023 17:21-Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas
- 26/10/2023 17:20-Probleme serioze për Astanan para ndeshjes me Ballkanin në Ligën e Konferencës
- 26/10/2023 17:10-Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Astanës – Daja vendos “më të fortit”
Ballkani ka pësuar humbje 2-1 ndaj Astanas në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
09/11/2023 17:37
50'Ballkani rrezikon i pari, Nazmi Gripshi gjuajn bukur, por jashtë porte.
26/10/2023 21:40-Almir Kryeziu: Në Kazakistan do të shkojmë për fitore
Almir Kryeziu ka thënë se Ballkanit i ka munguar sonte fati kundër Astanas.
Skuadra nga Suhareka pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri”, por që zhvilloi një ndeshje të mirë.
26/10/2023 21:30-Edvin Kuç thotë se Ballkani do të luftojë deri në fund
Edin Kuç ka thënë se Ballkani do të luftojë deri në fund për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Astanas në rrethin e tretë të garës.
26/10/2023 21:14-Humbën në Prishtinë, Thaqi thotë se do të fitojnë në Kazakistan
Armend Thaqi ka thënë se ata pësuan humbje në Prishtinë, por që do të synojnë të fitojnë në Kazakistan.
“E kemi ditur prej fillimit se do të jetë ndeshje e vështirë sepse Astana edhe ekip i përgatitur shumë në aspektin fizik”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Ballkanit për ArtSport.
26/10/2023 21:00-Ilir Daja thotë se nuk ka nevojë ta ulin kokën pas humbjes nga Astana
Ballkani pësoi humbje 2-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Astanas në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.
Trajneri Ilir Daja ka thënë se ata nuk duhet të ulin kokën pas kësaj disfate, pasi kanë zhvilluar një lojë të mirë.
26/10/2023 20:39-Mbyllet ndeshja
26/10/2023 20:33
89' Tolaj bukur hakon në zonë ku gjen Manajn, i cili gjuan me kokë jashtë portës.
26/10/2023 20:20
70' Ballkani po rrezikon, por ende pa gjetur golin e barazimit.
26/10/2023 19:52
47' Ballkani humb rast të qind për qind. Mbrojtësit e Astanas largojnë topin nga vija.
26/10/2023 19:34-Mbyllet pjesa e parë
26/10/2023 19:24
37' Vesel Limaj del nga loja, në vend të tij futet Bleart Tolaj.
26/10/2023 19:10
23' Abzal Beysebekov me një goditje me kokë dërgon Astanan sërish në epërsi.
26/10/2023 18:55
9' Ballkani arrin ta barazojë menjëherë rezultatin. Ishte Edvin Kuc që me një goditje me kokë gjeti rrjetën për 1-1.
https://twitter.com/FootColic/status/1717585780963438850
26/10/2023 18:54
7' Kamo Hovhannisyan ka arritur të shënojë për Astanan në fillim të ndeshjes (0-1).
https://twitter.com/FootColic/status/1717585544480272572
26/10/2023 18:45-Nis ndeshja
1' Ballkani luan me topin e parë.
26/10/2023 17:41-Formacionet zyrtare, Ballkani – Astana: Ilir Daja me një ndryshim në mesfushë
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë tashmë mendjen për formacionin për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj FC Astana në Ligën e Konferencës, duke vazhduar me rreshtimin 4-3-3.
Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C.
Ilir Daja do t’i qëndroj besnik rreshtimit të tij të preferuar “4-3-3” dhe lojtarëve të deritashëm.
Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc, Limaj; Gripshi, Berisha, Kryeziu.
Astana: Condric, Amanovic, Morochkin, Besabekov, Dosmagambetov, Kuat, Jovanovic, Hovhannisyan, Ourega, Ebong, Darboe.
26/10/2023 17:24-Enea Koliçi thotë se e respektojnë Astanan, por më shumë veten
Ilir Daja dhe Enea Koliçi kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së Ballkanit me Astanan në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja që fillon të enjten mbrëma nga ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gardiani i Ballkanit ka thënë se në Prishtinë janë treguar më të fortë në lojën e tyre, por që më e rëndësishmja është që në fushë të futen për të fituar.
26/10/2023 17:23-Ilir Daja me mesazh të qartë për lojtarët e Ballkanit para ndeshjes me Astanan
Ballkani do të përballet të enjten e kësaj jave (nesër) me Astanan në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Para këtij takimi, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata janë me këmbë në tokë për këtë sfidë, por që ndeshjet si vendas u ndihmojnë më shumë.
26/10/2023 17:22-UEFA me reportazh special për Ballkanin para ndeshjes me Astanan në Ligën e Konferencës
Ballkani do të përballet të enjten e kësaj jave me Astanan në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, m skuadrën nga Suhareka që cilësohet si favoritë në letër.
Para ndeshjes me Astanan, UEFA i ka kushtuar një reportazh Ballkanit për triumfin 2-0 ndaj gjigantit kroat, ndërsa ka folur edhe Nazmi Gripshi.
26/10/2023 17:21-Armend Thaqi flet për formën e Ballkanit dhe ndeshjen ndaj Astanas
Mbrojtësi dhe njëri nga kapitenët e Ballkanit, Armend Thaqi është padyshim njëri nga lojtarët më të mirë dhe më vendimtar të therandasve në ndeshjet e deritashme në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe Ligën e Konferencës.
31-vjeçari këmbëshpejtë ka folur në një intervistë të shkurt për Telegrafin në lidhje me formën e ekipit në kampionat, por edhe ndeshjen e ardhshme evropiane që luhet këtë të enjte në Prishtinë ndaj FC Astana.
26/10/2023 17:20-Probleme serioze për Astanan para ndeshjes me Ballkanin në Ligën e Konferencës
Trajneri i Astanas, Grigory Babayan, ka thënë se do ta kenë tejet të vështirë të realizojnë udhëtimin drejt Kosovës për t’u përballur me Ballkanin të enjten mbrëma.
Strategu i skuadrës nga Kazakistani zbuloi se në Kosovë mund të udhëtojnë pa lojtarët me shtetësi serbe dhe ruse.
26/10/2023 17:10-Formacioni i mundshëm i Ballkanit ndaj Astanës – Daja vendos “më të fortit”
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që pritet ta vendos për ndeshjen e sotme (e enjte) ndaj FC Astana në Ligën e Konferencës.
Ballkani është nikoqir i Astanës në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për Grupin C.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45 dhe tashmë therandasit kanë kryer të gjitha përgatitjet.































