LAJMI I FUNDIT:

Ballkani fiton ndaj Prishtinës dhe merr kreun e tabelës

Ballkani fiton ndaj Prishtinës dhe merr kreun e tabelës
Foto: FC Ballkani/Facebook

Ballkani ka arritur ta mposht Prishtinën në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë tregoi lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat edhe pse rastet nga munguan nga të dyja anët.

Bardhë e kaltrit rrezikuan me anë të Abazit dhe Hilës, mirëpo goditjet e tyre i priti Ruxhi.


Ballkani filloi të këndellej përkundër akuzave të Ismet Munishit ndaj gjyqtarëve se skuadra e tij po dëmtohej.

Pjesa e dytë filloi në të mirë të skuadrës nga Theranda që kaluan në epërsi me anë të Blend Baftiu në minutën e 56-të.

Prishtina më pas tentoi që ta barazonte rezultatin, mirëpo skuadra e Armend Dallkut nuk arriti të bënte më shumë dhe pranoi humbjen.

Kjo ishte humbja e parë pas tri fitoreve për Dallkun edhe pse ishin skuadër më e mirë në fushë.

Pas javës së nëntë, Ballkani është lider i Superligës me 20 pikë, ndërsa kryeqytetasit gjenden në të gjashtin me 13 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori