LAJMI I FUNDIT:

Balla: Meta s’mund të jetë më president, po futet në fushën e partive politike

Balla: Meta s’mund të jetë më president, po futet në fushën e partive politike

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në studion e Ilva Now në Euronews Albania shprehu bindjen se presidenti Ilir Meta me veprimet dhe retorikën politike dëshmon më së miri se nuk mund të jetë më president, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë duke krijuar ndonjë parti tjetër.

“Një president në republikë që bën këto veprime, ka këtë retorikë politike, unë mendoj që nuk mund të qëndrojë më president në republikë, por del në fushën, në lëmin e partive politike. Se kthehet te partia e vet, se krijon parti tjetër, se bashkohet me Partinë Demokratike, është çështje që i takon zotit Meta, por në këndvështrimin e shtetarit, presidenti i republikës, me këtë retorikë politike, nuk mund të jetë më president i republikës”, tha Balla.

Duke iu referuar Kongresit të Socialistëve që nis nesër, z. Balla tha se në tri ditë do të diskutohen çështje të ndryshme, teksa veçoi atë që e cilësoi si një revolucion që është bërë i mundur në Shqipëri nga PS.


“Do të ndalemi së parë në atë që unë mendoj se është një revolucion që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ku kemi një rritje eksponenciale të përfaqësimit për të shkuar drejt barazisë të përfaqësimit gjinor në Shqipëri. Jemi të renditur, për sa i përket përfaqësimit në qeverisje, të pestët në botë”, – tha ai.

Kreu i grupit të PS e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë mandat të PS, teksa renditi një sërë reformash që siç tha nuk do të ishte e mundur t’i realizonin nëse do të ishin në koalicion.

“E fundit është paketa KÇK.  Që të jemi të qartë, akti normativ ka hyrë në fuqi, pra po zbatohet. Kuvendi do ta votojë më 5 mars me një shumicë. Unë jam i sigurt që opozita parlamentare do ta mbështesë. Por nëse do kishim qenë në koalicion me LSI, LSI nuk do ta kishte mbështetur kurrë paketën KÇK, sepse shoh dhe tani që nuk janë dakord edhe pse domosdoshmëria që një lufte pakompromis kundër krimit të organizuar duke nisur nga asetet, nga pasuria e tyre ishte e domosdoshme dhe është një luftë që ka një garanci për sukses. E përmenda sepse ju e dini se PS në 2016 ishte e gatshme të prishte koalicionin me LSI nëse ata nuk do pranonin të miratonin reformën në drejtësi.  Dhe e mbani mend mirë se si opozita e PD u betua për muaj me radhë në çadër se nuk do ta votonte vetingun”, u shpreh z. Balla.

Ai i cilësoi “ripërsëritje e një kënge të vjetër nga disa njerëz që kanë humbur koherencën në kohë” zërat e disa socialistëve të vjetër që kanë kërkuar riformatimin e PS si çështje për t’u diskutuar gjatë Kongresit.

I pyetur se pse Partia Socialiste është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, z. Balla u shpreh se për PS sistemi nuk ka qenë kurrë problem për zgjedhjet në Shqipëri, por ka të bëjë me llogaritë politike të secilit krah apo tjetër.

“Në Shqipëri sistemi zgjedhor është i ri. Ka vetëm 10 vjet që po impelmentohet. Pra, në bazë të këtij sistemi është konfiguruar parlamenti i ri si vullnet i qytetarëve të lirë të këtij vendi, por megjithatë ne kurrë si PS nuk ia kemi mohuar të drejtën opozitës parlamentare për t’u ulur dhe për të diskutuar avantazhet dhe disavantazhet. Unë uroj që ky debat i brendshëm brenda opozitës për lidershipin e opozitës mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës apo tjetër, të mos afektojë aspak këtë frymë konsensusi që kemi instaluar pas 1 vit humbjeje kohë kot që lidhet me nevojën për të miratuar së bashku rregullat e lojës”, tha kreu i grupit të PS.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori