Mëngjesin e të enjtes Baldwin u shtrua në spital, pas një telefonate të bërë nga vajza e tij 14-vjeçare, ndërsa më vonë u kuptua se kishte qenë një gabim, pasi që siç supozohet aktori kishte pirë shumë alkool ose barna për gjumë.

Pasi kreu obligimet ditore, aktori u kthye në shtëpinë e tij ku e kishin pritur disa gazetarë dhe fotografë.


Siç njofton New York Daily, dikush e kishte kapur për krahu aktorin, i cili kishte bërtitur: “Mos më prek! Do të thërras policinë!”

Më pastaj, kishin ardhur policia dhe Baldwin kishte vrapuar dhe e kishte kapur fotografin, ndërsa është dashur të ndërhynte policia për ta qetësuar situatën dhe e ka kthyer aktorin brenda. /Telegrafi/