Site icon Telegrafi

Bakayoko do të bashkohet me Milanin, marrëveshja është arritur me Chelsean

Mesfushori Tiemoue Bakayoko do të bashkohet me Milanin nga Chelsea si huazim.

Francezi ka qenë pjesë e Milanit në sezoni 2018/19, ku kishte zhvilluar mbi 30 ndeshje.

Lojtari që ka luajtur te Monaco dhe Napoli, do të kalojë si huazim për 500 mijë euro, ndërsa Milani do të mbajë opsionin e blerjes për 20 milionë euro.

Ka qenë vet lojtari që ka kërkuar transferimin te Milani, ndërsa e ka paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.

Në anën tjetër lojtari e ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version