Bakayoko fillon vizitat mjekësore te Milani

312:"LONDON, ENGLAND - APRIL 22: Alvaro Morata of Chelsea celebrates scoring the 2nd Chelsea goal with Cesar Azpilicueta and Tiemoue Bakayoko during the The Emirates FA Cup Semi Final match between Chelsea and Southampton at Wembley Stadium on April 22, 2018 in London, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images) 12:"Getty Images
Tiemoue Bakayoko është pranë zyrtarizimit si lojtar i Milanit.
Francezi në mëngjesin e hershëm ka mbërritur në klinikën e klubit kuqezi 'La Madoninna'.
Mesfushori i Chelseat ishte i shoqëruar nga agjenti Federico Pastorello dhe gjatë ditës pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes në Casa Milan.
Ai me shumë mundësi do t'i bashkohet skuadrës italiane në formë të huazimit për pesë milionë euro, por me drejt blerje për 35 të tjerë.
Për lojtarin kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra tjera evropiane.
Bakayoko iu bashkua Bluve nga Monaco në verën e 2017 për 40 milionë funte (44.8 milionë euro).
Me Chelsean fitoi një FA Cup, ndërsa në 43 paraqitje në të gjitha garat shënoi vetëm tre gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13/08/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































