Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, takoi koordinatorët për sigurimin e cilësisë në shkolla të komunave Prishtinë, Podujevë, Lipjan dhe Drenas, të cilët këto ditë po mbajnë një trajnim për këtë çështje.
Me këtë rast ministri Bajrami iu ka ofruar mbështetje të plotë koordinatorëve në punën e tyre, njëherësh kërkoi që ata të jenë të angazhuar dhe të përgjegjshëm në përmbushjen e misionit të tyre, si një mekanizëm shumë i rëndësishëm për sigurimin e cilësisë në shkolla.
Ai tha se koordinatorët për sigurim të cilësisë do të donte të jenë mësimdhënësit më të mirë që ka shkolla, mësimdhënës të karrierës, që e duan arsimin, të cilët do të jenë partner i fuqishëm i komunës, ministrisë, i prindërve dhe shoqërisë për të përmirësuar cilësinë.
Ministri Bajrami duke folur për rezultatin e vlerësimit të PISA 2015, tha se vendi ka nxënës shumë të mirë, inteligjent dhe se ata munden më shumë.
“Por ju koordinatorë të nderuar duhet të jeni shumë më kërkues ndaj drejtorëve të shkollave, drejtorëve të drejtorive komunale, ndaj inspektorëve të MASHT- it dhe faktorëve tjerë që të ndërtojmë një sistem funksional të ndërtimit të cilësisë”.
Bajrami theksoi se vitin e kaluar është miratuar Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016 /20 , por tha se ky nuk do të mbetet veç në letër.
Bajrami kërkoi nga koordinatorët që të inkurajojnë mësimdhënësit, që të përmirësojnë performancën, të jenë më të angazhuar dhe cilësor në mësimdhënie, sipas tij, MASHT do ta vlerësojë punën e tyre dhe do të gjejë edhe forma stimulative për punën e tyre dhe të mësimdhënësve të dalluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër