Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë një përmbledhje të premtimeve të kryeministrit Albin Kurti, të cilat siç ka thënë, nuk janë realizuar asnjëherë.
Bajrami është shprehur se kjo Qeveri po e përfundon mandatin me rreth 11.4 miliardë euro buxhet të menaxhuar.
“2 miliardë e 298 mijë euro më 2021; 2 miliardë e 539 milionë euro më 2022; 3 miliardë e 238 milionë euro më 2023 dhe 3 miliardë e 314 milionë euro më 2024”, ka shkruar ajo në Facebook.
Tutje, deputetja opozitare ka thënë se “asnjë shenjë pozitive në këtë vend nuk do të lë me gjithë këto buxhete të menaxhuara”.
“Pyetja është: Cila do të jetë trashëgimia e Qeverisë Kurti që do t’ia lë këtij vendi? Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për 15 vjet me protesta, me sulme ndaj policëve, me gaz lotsjellës në Kuvend, molotov, dëmtim të pronës publike, sulm ndaj shtëpive private të udhëheqësve të shtetit, rrokullisje të kamionëve e deri te humbja e jetëve në protesta kundër Asociacionit e Pakos së Ahtisaarit”.
Bajrami ka renditur gjithsej 17 premtime të bëra nga partia në pushtet, e të cilat sipas saj kanë mbetur vetëm në letër.
“Për të ardhur në pushtet, Kurti, Nagavci, Sveçla, Salih Zyba dhe e gjithë Vetëvendosjes patën premtuar 160 çerdhe; 4 mijë banesa për të rinjtë; Bankë Zhvillimore; Fond Sovran; Kthim i trurit në vend; Zero TVSH për miell, vaj, qumësht, sheqer, kripë etj; Lirim të çmimit të energjisë, Zero euro për energjinë e serbëve në veri të vendit; Rritje të pagës minimale; Zero tatim për pagë minimale; Ndalja e gjakderdhjes financiare te Ndërmarrjet Publike; Meritokraci; Punë dhe drejtësi; Luftë kundër korrupsionit; Autostrada, rrugë magjistrale, tunele, ura; Stadium kombëtar e infrastrukturë sportive gjithandej vendit; Jo Zajednicë”.
Ajo ka deklaruar se sot askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të flasë për ndonjë premtim të realizuar.
“Të vjen keq kur burra e gra i sheh tek përpëliten nëpër studio televizive e në Kuvend duke u mundu me e arsyetu mungesën totale të rezultateve. Me krejt çka krenohen këta janë 300 milionë që për dy vjet ja kanë shtu buxhetit të vendit e që sipas tyre këto 300 milionë bëjnë 1 milirdë dhe mohojnë faktin 266 milionë është vetëm çmimi i inflacionit në vitin 2022, sepse nëse e shumëzon buxhetin e vitin 2021 me 11.6% (norma e inflacionit 2022) rezultati del 266 milionë euro”.
Sipas saj, pas tri viteve por edhe me planin buxhetor të vitit 2024, asnjëra nga këto premtime nuk është realizuar dhe as nuk do të realizohen.
“Për me tepër në disa fusha ka pasë degradim të thellë”, ka shtuar Bajrami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoxha: Disa nga kandidatët në listat e zgjedhjeve mund të arrestohen para 11 majit

Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker