LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Mësimin në distancë e ndoqën mbi 90 për qind e nxënësve

Bajrami: Mësimin në distancë e ndoqën mbi 90 për qind e nxënësve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe për ecurinë e procesit të mësimit në distancë.

Sipas Bajramit, mësimin në distancë e kanë ndjekur mbi 90 për qind e nxënësve në tërë Kosovën.

Bajrami gjatë takimit ka theksuar se organizimi i mësimit në distancë ka qenë sfidues, por me një punë të palodhshme të të gjithë akterëve të përfshirë dhe me ndihmën e donatorëve e partnerëve strategjikë, është arritur që mësimin në distancë ta ndjekin më shumë se 90 për qind e nxënësve.


Rexhepi përgëzoi ministren Bajrami dhe MAShTI-n për punën e bërë rreth mësimit në distancë.

Ajo ofroi përkrahjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në procesin e organizimit të Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës, të cilat do të organizohen sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi/