Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili tha se punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind.
Bajrami në një postim në Facebook, ka shkruar se “numrat kurrqysh s’po çojnë te lulëzimi i punësimit”.
“Kryeministër, pyeti ekonomistët që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pas rritje max 3.9 (2024)? qysh ka mundësi me lulëzu punësimi Kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qenë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qenë 5.7 miliardë euro, d.m.th. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?”, ka shkruar Bajrami.
Ajo më tej ka shtuar se të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust.
“Qysh po u krijojkan vende punë Kryeministër kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie? Të dhënat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna.
Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë krijuar:
2020 – 10 179 vende pune (pandemi),
2021 – 16 877 vende pune,
2022 -15 833 vende pune,
2023 – 12 551 vende pune,
Dhe ky nuk është kurrfarë lulëzimi sepse s’ka pas punësim as për ata që për herë të parë kanë hy në treg të punës”, ka shkruar Bajrami.
Deputetja e LDK-së, tutje ka shtuar se papunësia është ulë për shkak se fuqia punëtore është largu nga Kosova.
“Dhe në fund kryeministër, është e vërtetë se papunësia është ulë, por jo pse ka lulëzuar ekonomia, por sepse fuqia punëtore ka ikë nga Kosova dhe kjo do të këtë pasoja për ekonominë edhe në vitet në vazhdim”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa