Please enter at least 3 characters.

Bajram Gashi rrëfehet për videon skandaloze dhe dëmtimin ndaj Prishtinës

2017/04/bajram-gashi.jpg

Gjyqtari Bajram Gashi është bërë pjesë e një videoje skandaloze të publikuar nga IndeksOnline, ku shihet bashkë me trajnerin e Dritës, Ismet Munishi, dhe vëzhguesin Ali Ajeti.

Gashi shihet duke i treguar Munishit, se si e kishte ndihmuar Dritën për ta mposhtur Prishtinën pas më shumë se 10 viteve.

Gjyqtari i njohur i Vala Superligës, rrëhehet duke thënë së pari se videoja e publikuar është montazh.

“Atë videon ata kanë mundur ta bëjnë montazh, nuk e di saktë në cilën ditë ka ndodhur takimi. Unë me Ismetin (Munishin), të gjithë e dinë se gati në çdo ndeshje e kam përjashtuar nga loja dhe nuk kemi pasur raporte aspak të mira. Ali Ajetin e kam shok të familjes, kurse Alija e ka shok Ismetin. Qëllimi i takimit ka qenë Edmond Zeqiri (gjyqtar anësor, pjesë e takimit), ku Ismeti e ka thirru Alinë për ta pajtuar me Edmondin, i cili është djali i Xhader Zeqirit (ish-gjyqtar), kështu që Alija e ka thirrur Edmondin dhe kam shkuar edhe unë”, thotë Gazhi për “GazetaOlle.com”.

Ai mohon ta ketë dëmtuar qëllimisht Prishtinën, duke e quajtur ndihmën dhënë Dritës, sipas fjalëve në video, gabim pa qëllim.

“Loja për të cilën flitet është e para disa viteve. Nuk është e vërtetë se kam dashur ta ndihmojë Dritën. Kam referuar dhe e kam marrë notën, gabimet munden me ndodh, avantazhet munden me ndodh, por varet a gabon apo jo. Unë kam mundur të gabojë në çdo lojë, secili refer gabon…”, shton gjyqtari kryesor nga Fushë Kosova.

Gashi është deleguar pikërisht në takimin e nesërm, Drita – Prishtina, që zhvillohet në Gjilan, dhe se pikët për skuadrën gjilanase janë jetike për të ndjekurr rrugën për shmangie të barazhit.

IndeksOnline ka paralajmëruar edhe video tjera të treshes në fjalë.