Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në komunat veriore të Kosovës, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme atje si pasojë e pandemisë COVID-19.
Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “raportime të rrejshme e të pabazuara po sponsorizohen në përpjekje për ta vënë në vështirësi Qeverinë në detyrë të Kurtit”.
“Ka indikacione se dostat e linjës Prishtinë – Beograd, po bashkërëndohen për të improvizuar tensione në komunat veriore të vendit me qëllim që të provokojnë dhe shantazhojnë Qeverinë më legjitime e më të përkushtuar që e ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi i plotë i Bajqinovcit:
“Ka indikacione se dostat e linjës Prishtinë – Beograd, po bashkërëndohen për të improvizuar tensione në komunat veriore të vendit me qëllim që të provokojnë dhe shantazhojnë Qeverinë më legjitime e më të përkushtuar që e ka pasur Kosova ndonjëherë. Të nderuar qytetarë, askush nuk duhet të shqetësohet nga këto lojëra e makinacione të grupeve të politikës së vjetër të Kosovës, që sëfundmi janë shndërruar në një formacion të vetëm politik. Ky formacion, me Hashim Thaçin në krye, janë të tmerruar nga mbështetja plebishitare që populli po i jep Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, andaj po bëjnë çdo gjë që është në dorën e tyre, për ta njollosur e devijuar kursin e saj për luftimin e hajnisë e fuqizimin e Republikës tonë me mirëqeverisje e vënie të rregullit, rendit e ligjit. Askush nuk i beson më kastës që e prevenoi për shumë kohë zhvillimin e shpejtë politik, ekonomik e social të Republikës tonë.
Raportime të rrejshme e të pabazuara po sponsorizohen në përpjekje për ta vënë në vështirësi Qeverinë dhe z. Kurti.
Pas këtyre raportimeve, ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e cila dënoi këtë qasje të dëmshme të disa mediave si RTK duke u bërë thirrje të përmbahen nga këto politika të shkaktimit të tensioneve etnike.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutiérrez ka deklaruar: “Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën e koronavirusit për të ndezur tensione politike dhe sociale në interesin e tyre. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve që të mos e luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut.
Qytetarë të nderuar, rrini të qetë, rrini nëpër shtëpitë tuaja dhe mos bini pre e gënjeshtrave djallëzore e qëllimkqija që mund t’u servohen këto ditë nga kastat e kaluara politike të kollapsuara. Qeveria dhe institucionet e vendit, do t’u informojnë për cdo zhvillim që ndodhë por jo për gënjeshtra që sajohen nga formacioni i ribashkuar në seancën e kaluar e i mbështetur nga Vuçiçi” (sic.), ka shkruar Bajqinovci.
Ndryshe, dje Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq se po tentojnë të nxisin tensione për interesa të tyre.
“Duket qartë që disa politikanë, duke nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përdorin krizën me coronavirus për të nxitur tensione politike e sociale në interes të tyre. Ftojmë gazetarët të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojnë në interes të publikut”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez.
Në një reagim të EFJ-së thuhet se “karantina në qytetin e Mitrovicës Veriore ka rezultuar në mbulim të papërshtatshëm dhe jo etik nga mediat”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje