LAJMI I FUNDIT:

Baily për DW: Pa përgjegjësi, pa reforma dhe pa zgjedhje të besueshme, Maqedonia do të mbetet e bllokuar në krizë

Baily për DW: Pa përgjegjësi, pa reforma dhe pa zgjedhje të besueshme, Maqedonia do të mbetet e bllokuar në krizë

Në intervistën dhënë ”Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka thënë se marrëveshja e Përzhinos është gjallë, por mbetet të përfundohen shumë punë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se përgjegjësia për aferën e përgjimeve, procesi politik gjithpërfshirës, posaçërisht në kuvend dhe reformat që çojnë në zgjedhje të besueshme, mbeten mënyra më e mirë për daljen e vendit nga kriza e tanishme politike dhe për integrimin në NATO dhe BE.

Baily konfirmon edhe njëherë qëndrimin se vendimi për falje duhet të tërhiqet, kurse Prokuroria Speciale Publike (PSP) të vazhdojë punën e saj, pa pengesa.


Ambasadori amerikan thekson se pa përgjegjësi, pa reforma dhe pa zgjedhje të besueshme, Maqedonia do të mbetet e bllokuar në krizë./Telegrafi/