LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri, Veselit: Je injorant, ju e ndatë Mitrovicën në jug dhe veri

Bahtiri, Veselit: Je injorant, ju e ndatë Mitrovicën në jug dhe veri

Raportet ndërmjet Agim Bahtirit dhe Kadri Veselit kanë qenë të tensionuara në vazhdimësi, qysh nga koha kur i pari kandidoi për herë të parë për kryetar të Mitrovicës.

Sot Agim Bahtiri ka komentuar vizitën e Kadri Veselit në Mitrovicë duke e quajtur madje edhe injorant.

I pari i Mitrovicës në një shënim në Facebook ka thënë se Veseli në vend se të frymëzohet nga emri i Adem Jasharit për vepra të mira, ai tregohet përsëri injorant.


“Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri”.

Nënkryetari i AKR-së ka thënë se Mitrovica nuk ka pasur jug dhe veri, por të tillë e ka bërë Veseli me shokë.

“Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një”.

Bahtiri në fund i është drejtuar Veselit se kishte një merak që nuk mundi ta takojë, për siç thotë ai për t’i treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që PDK ka ikur nga Mitrovica.

“Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që ia dhuruat Mitrovicës, andaj ju falënderoj në emër të qytetareve për këtë mirësi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori