Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një takim me të gjithë shërbyesit civilë të administratës komunalë, në të cilin ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Ai i ka njoftuar të pranishmit se e ka suspenduar një shërbyes civilë në shërbimin e ofiqarisë, për shkak se është arrestuar nga policia e Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht shkelje të dispozitave ligjore.
Duke qenë se shkelja e supozuar e shërbyesit të arrestuar nga policia, paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës, suspendimi i shërbyesit civilë të administratës komunale do të zgjatë deri atëherë kur organet e hetuesisë dhe drejtësisë të thonë fjalën e tyre përfundimtare.
“Në administratën komunale të Mitrovicës nuk mund të ketë vend për shërbyes civilë të pandërgjegjshëm, shërbyes civilë që shkelin ligjin dhe normat e punës, shërbyes civilë që nuk e respektojnë qytetarin. Administrata është për qytetarë dhe ët gjithë shërbyesit civilë janë në shërbim të qytetarëve. Ndaj të gjithë atyre që nuk janë të përkushtuar për punë dhe që nuk e respektojnë ligjin dhe qytetarin do të ndërmerren masa disiplinore. Nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që në administratën komunale të ketë papunësi, avashllëk, anarki, mungesa nga puna dhe dukuri të tjera negative”, ju tha shërbyesve civilë dhe drejtorëve të drejtorive komunale, kryetari Bahtiri.
Edhe në këtë takim kryetari Bahtiri tërhoqi vërejtjen se shërbimet andaj qytetarëve duhet të jenë efikase, transparente dhe profesionale, duke shtuar njëkohësisht se nuk do të ketë kurrfarë mëshire për ata që abuzojnë me besimin që u është dhënë për të qenë në shërbim të qytetarëve.
“Unë jam i vetëdijshëm për pagat e ulëta që i kanë shërbyesit civilë, jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të marrin mito apo të korruptohen për punën që bëjnë dhe për të cilën paguhen. As edhe një cent të vetëm nuk guxon të kërkohet nga qytetari për shërbimin që komuna duhet t’ia kryej. Ndaj të gjithë atyre që nuk ju përmbahen rregullave të punës do të merren masa rigoroze ndëshkimi”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri në takim me shërbyesit civilë të administratës komunale në Mitrovicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri