Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se besimi iu është dhënë si individ, sepse sa për AKR, as 5 përqind e votave nuk do t’i merrte, rezultate i cili do të vërtetohet në zgjedhjeve të parakohshme nacionale.
Ai iu ka reaguar ish deputetit Dardan Molliqajt dhe kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Këtij të fundit i ka thënë se është krenar që askush nuk e ka kandiduar, duke i bërë shantazh me incizime të paraluftës a luftës.
Postimi i plotë i Bahtirit:
Aderimi im dhe i qindra aktivistëve e simpatizantëve nga AKR-ja në Lëvizjen Vetëvendosje, duket se i ka vënë në siklet ata që patën dëshirë ta shkatërrojnë këtë subjekt politik dhe shpresën për ndryshim me në krye Albin Kurtin.
Edhe pse personalisht nuk jam marrë shumë me reagimet e ndryshme që po ndodhin ditëve të fundit, mirëpo më vjen keq për atë që ka shkruar njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt në VV që e kam pasur gjatë qeverisjes time në mandatin e parë, z. Dardan Molliqaj.
Unë i jam falënderues për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për lidhjen e koalicionit të VV-së më mua si kryetar komune në vitin 2016, ku z. Molliqaj ishte personi kryesor që e ka negociuar marrëveshjen dhe që e ka vlerësuar lartë punën time, ku ndër të tjera pat thënë: “E kemi vlerësuar qëndrimin e tij dhe e vlerësojmë edhe sot, besojmë që është i vetmi person në institucionet e Republikës së Kosovës që ka pas një qëndrim të drejtë, të dinjitetshëm dhe të fuqishëm”.
Sa i përket çështjes së mandatit të fituar me AKR-në, ai, partitë politike dhe gjithë qytetarët e Kosovës e dinë se unë jam votuar si individ dhe besimi më është dhënë si Agim Bahtiri, sepse sa për AKR as 5% nuk i kisha marrë, gjë të cilën rezutati i zgjedhjeve të parakohëshme nacionale do ta vërtetoj së shpejti.
E kam edhe një porosi për Ramiz Lladrovcin, se unë nuk them që kam as vlera të vogla, as shumë të mëdha e as jashtëtokësore siç i quan ai, por mendoj se kam vlera mesatare e normale, që janë të mjaftueshme. Mirëpo, jam krenar që askush nuk më ka kandiduar, duke i bërë shantazh me incizime të paraluftës a luftës.
E kam thënë edhe më 2017 në Klan Kosova, e kam thënë edhe dje, po e them edhe sot, se kandidati më i duhur për kryeministër të Kosovës është z. Albin Kurti, të cilit do t’i jap përkrahje dhe ndjehem mirë që jam pjesë e subjektit të tij politik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë