Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mohuar se e ka në plan që të japë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimi i këtyre spekulimeve është që të pengohet puna e tij ndërsa shtoi se do të jetë kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi.
“Spekulimet e disa mediave të caktuara për kinse dorëheqjen time janë të pavërteta dhe tendencioze, më qëllim të pengimit të punës time në këtë situatë të re të krijuar pas formimit të Qeverisë, e cila do ta ketë prioritet Mitrovicën Nuk e kam menduar asnjëherë dorëheqjen e as që do të ndodh, përkundrazi do të jem kryetar i Mitrovicës edhe për dy mandate radhazi, sepse nuk mund t’ua lë në duar qytetin tim atyre që e shkatërruan dhe ia humbën dinjitetin”, tha Bahtiri, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, asnjë agjendë mediale, qoftë edhe e sponzorizuar nga kundërshtarët e tij politikë, nuk do ta ndalë hovin e punës së ekipit të tij ku thekson se të gjithë drejtorët po bëjnë punë të shkëlqyer.
“Më duhet të potencoj se me ndryshimet e reja në nivel qendror, dinamika e punëve është rritur për ne, ashtu sikurse edhe mbështetja institucionale, prandaj kemi motiv që të punojmë edhe në orët e mbrëmjes”, tha Bahtiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë