Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Serbia ka pretenduar, për këto 20 vite që vijën ndarëse në mes Kosovës dhe Serbisë, ta ketë urën e Ibrit.
Bahtiri ka thënë se prej ardhjes së tij në krye të Komunës incidentet ndërnacionale janë ulur dukshëm, pasi përmes tensioneve dhe vendosjes të barrikadave është zhvilluar dhe kontrabanda për pasurimin e njerëzve të caktuar.
“Serbia nuk mund ta përpijë atë që ka pretenduar që 20 vite, se vija e ndarjes do të jetë ura e Ibrit. Prej ardhjes sime, e deri tani, krimi ka ra 55.7 për qind, dhe zbulimi i krimit është 72.7 për qind, në Mitrovicë. Jo vetëm unë, por çdo kryetar mundet me kallë Mitrovicën, dhe unë s’kam dashur ta bëj një gjë të tillë pasi kam dëshiruar paqen. Paqja vjen me bisedime në tavolinë. Për gjashtë vite janë bërë 7 incidente ndërnacionale, e jo 9,876 incidente para se të vija unë. Më parë kanë bërë tensione për qëllime të caktuara, vendosja e barrikadave dhe fillimi i barrikadave. E, dikush u pasurua”, tha ai.
Gazetarja e Telegrafit gjatë intervistës me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri
Lirimi i urës, siç tha Bahtiri është nënshkruar në Bruksel, dhe ky vendim ekziston.
“Vendimi i Brukselit është i qartë. Unë nuk mund të veproj sepse jam kryetar i jugut, dhe për këtë duhet të veprojë Qeveria, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh kryetari i komunës së Mitrovicës.
Ai po ashtu foli edhe për vendimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Bahtiri potencoi se ky vendim duhet të rishikohet dhe njëherë, si dhe të bëhet pezullimi i saj prej periudhës 3 muajshe, derisa të përfundojnë bisedimet Kosovë-Serbi.
“Serbia e ka merituar me qindra herë për t’ia vendosur taksën, sepse Serbia e ka dëmtuar shumë Kosovën. I patë edhe dy veprimet e fundit të liberalizmit të vizave dhe Interpolin, se si lobuan ata që Kosova mos t’i fitoj. Qytetarët janë ata që e ndëshkojnë Serbinë, e jo vendimet. Vendimet e marrura duhet të rishqyrtohen, sepse nëse kushtëzohet Kosova nga miqtë ndërkombëtarë dhe kërkohet nga ta, ne duhet t’i përgjigjemi pozitivisht, duke pezulluar taksën deri në përfundimin e dialogut Kosova – Serbi. Këtë Kosovë të lirë e kemi të përbashkët me miqtë tonë, sepse ne nuk kemi mundur ta lirojmë pa ta. Kisha propozuar që të pezullohet taksa për tre muaj dhe të përfundojnë këto bisedime, sepse gjithçka është e kompletuar se çka duam ne, e çka ata”, ka thënë ndër të tjera kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë