LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri i befasuar me shkarkimin e Veliut: VV e LDK duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët

Bahtiri i befasuar me shkarkimin e Veliut: VV e LDK duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i cili vie nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se e ka zënë në befasi vendimi i shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

”Unë ende s’kam biseduar me Kryeministrin për ta ditur saktë se çka ka ndodhur. Ka qenë befasi për mua dhe do të shohim në të ardhmen”.

”Nuk kam siklet unë, por nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. E kemi situatën sic e kemi dhe kam shumë takime me njerëzit”, tha Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.


Megjithatë ai është shprehur  se është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

”Por sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme jam kundër. Është një Qeveri e cila është duke punuar me tërë kapacitetin e vet për t’ju shërbyer qytetarëve”.

Ai tha se puna e tyre e palodhshme ka qenë shumë efektive.

”Është e papranueshme për mua të shpallet një gjendje e jashtëzakonshme, kur ne na duhen mjekët, Policia e Kosovës. Kemi nevojë për t’i përkrahur mjekët dhe secilin… Këto dy parti duhet ta gjejnë një rrugë të përbashkët sipas planprogrramit që e kanë përcaktuar së bashku”.

A duhet të rikthehet në detyrën e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe a duhet të hiqet taksa në mënyrë që të vazhdojë partneriteti VV-LDK?

”Kjo qeveri duhet të vazhdojë.  Do të diskutojmë… Duhet të ulet dhe të bisedohen dhe të shohim cila është fuqia e bashkëpunimit. Situata reale është shumë më ndryshe sesa ju që pretendoni”.

”Ne do të kemi mundësi dhe do të gjejmë mundësi për të bashkëpunuar që kjo Qeveri të jetë funksionale dhe të vazhdojë”.

”Dëshira e atyre që duan ta shkatërrojnë këtë koalicion, nuk do të plotësohet. Askush nuk e ka të drejtën që të dalë mbi vullnetin e popullit”, tha Bahtiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori