LAJMI I FUNDIT:

Baftiu: Kosova do të përballet me mungesë mjekësh

Baftiu: Kosova do të përballet me mungesë mjekësh

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu, ka thënë se anëtarët e këtij Komisioni kanë diskutuar me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin në lidhje me largimin e personelit shëndetësor nga Kosova, si dhe rreth kërkesave për infermierë shtesë nëpër spitale.

“Në mandatin e kaluar kemi pasur kërkesa prej QKUK-së për infermierë shtesë. Në këtë vit është ndarë një shumë e mjeteve pikërisht për infermierë dhe për mjekë specialistë. Nuk e di se sa janë punësuar, nuk e kemi diskutuar në takimin e fundit me ministrin. E kemi diskutuar në përgjithësi ikjen e personelit shëndetësor, qoftë të infermierëve, të mjekëve dhe të gjithëve”, ka thënë Baftiu, për Zëri.

Sipas saj, pas disa viteve Kosova do të ballafaqohet me mungesë të mjekëve.


“Duhet të punohet më shumë në këtë drejtim. Ne një ditë do të kemi mungesë edhe të mjekëve, edhe të specialistëve sepse nuk kemi politika të Ministrisë së Shëndetësisë afatgjate që e bën një planifikim sa i përket specialistëve, sepse mosha mesatare e tyre në Kosovë është e vjetër dhe pas 5 ose 10 vjetësh do të ballafaqohemi edhe me mungesën e tyre”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori