LAJMI I FUNDIT:

Baerbock: Nuk do të ekzistojë më bota që kemi njohur para pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Baerbock: Nuk do të ekzistojë më bota që kemi njohur para pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Pushtimi rus i Ukrainës – i cili po i afrohet kufirit gjashtëmujor – ka ndryshuar përgjithmonë botën, tha të martën ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Presidenti rus, Vladimir Putin as nuk u ndal “në atë pikë kthese përfundimtare [më 23 shkurt” dhe as nuk iu përgjigj “oferta të panumërta bisedimesh”, tha Baerbock, duke e dërguar “vendin në një natë të gjatë, gjithnjë e më të errët deri më sot, pa asnjë shenjë pajtueshmëri, pa ndonjë ofertë serioze negocimi, pa pendim”.

“Nëse disa tani dëshirojnë një kthim në botën që ekzistonte para 23 shkurtit, kjo është shumë e kuptueshme. Por ajo botë nuk do të ekzistojë më. Ajo që ka ndodhur në gjashtë muajt e fundit nuk mund të zhbëhet kurrë”, tha Baerbock gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me homologun islandez, Thordis Gylfadottir, raporton cnn.


“Për sa kohë që kjo luftë brutale agresioni të vazhdojë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me ndihmë ushtarake në të drejtën e saj për vetëmbrojtje”, tha Baerbock.

Megjithatë, vetë Gjermania duhet të mbetet e aftë të mbrohet, gjithashtu duke pasur parasysh situatën e kërcënimit në shtetet baltike, shtoi ajo.

Gylfadottir tha gjithashtu se vendi i saj është “në anën e popullit ukrainas në luftën e tyre heroike kundër agresionit rus”.

Ajo u zotua “të ndihmojë Ukrainën të rindërtohet në mënyrë që brezi i ri të ketë arsye për të shpresuar dhe arsye për të ëndërruar. Kjo është ajo që ne u detyrohemi atyre. Ne ia detyrojmë këtë njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin për të mbrojtur vendin e tyre”.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse dhe “nuk duhet të arrijë qëllimet e saj,” tha ministri i jashtëm islandez. “Ukraina duhet të fitojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori