Fitorja ndaj ekipit forZe ja ka siguruar fazën e Play-Off ekipit shqiptar Bad News Eagles.

Bad News Eagles kanë triumfuar në ndeshjen e fituesve të Grupit A të Finaleve të CCT të Evropës Qendrore të Maltës kundër ekipit forZe.


Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa për ekipin Bad News Eagles, ku më i dalluari ishte kapiteni i ekipit Dionis 'sinnopsyy' Budeci.

Me këtë fitore Bad News Eagles kanë kaluar në Play-Off të CCT dhe e presin kundërshtarin e tyre të radhës, i cili do të jetë ekipi i dytë më i mirë nga grupi B.

Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta zhvillojë ditën e shtunë.

Ndërkaq ky është turneu i parë në LAN i ekipit shqiptar me trajnerin e ri ‘Devilwalk’, i cili është fitues i dy turneve Major. /Telegrafi/

telegrafi sport app