Barcelona ka fituar edhe ndaj Rayo Vallecanos në La Liga, këtë herë me rezultatin 3-1.

Edhe pse katalunasit nuk fituan me rezultat të thellë, ata ishin dukshëm më të mirë në fushën e lojës.


Golin e parë në takim e shënuan mysafirët me anë të Raul De Tomas në minutën e 24, por nuk kaloi shumë dhe rezultati u barazua, ishte Gerard Pique (38') ai që dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.

Gerard Pique (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barçën në epërsi e kaloi Lionel Messi (51') nga pika e bardhë, ndërsa argjentinasi ishte afër të shënojë edhe nga gjuajta e lirë në minutën e 70-të.

Goli i qetësisë erdhi nga Luis Suarez në minutën e 82-të, uruguaiani shënoi pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Lionel Messiii (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 63 pikë, ndërsa Vallecano vazhdon e parafundit me 23 pikë.

Në xhiron e ardhshme Barça luan kundër Real Betisit, ndërsa Rayo ndaj Villarrealit. /Telegrafi/

telegrafi sport app