Babë e bir, njëri i vdekur tjetri i humbur pasi vetura e tyre ra në një gropë në Itali

Është gjetur trupi i njërit nga dy personat e humbur, baba dhe bir, në qytetin Vicenza të Italisë.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA ka raportuar se të dy ranë me veturën e tyre në një gropë përthithëse, e shkaktuar nga motit i keq, në urën Valdagno natën e së enjtes.
Bëhet e ditur se trupi i të ndjerit u gjet në pellgun mbajtës të Trissino, ndërsa sipas rekonstruksioneve, vetura u përthith nga gropa dhe përfundoi në rrjedhën e lumit Agno, përcjell Telegrafi.
Zjarrfikësit e Vicenzas, të cilët ishin të angazhuar me kërkimin që nga ora 2 e mëngjesit, vunë re trupin brenda pellgut.
Ekipet tokësore nga komanda e Vicenzas, shpëtuesit nga përmbytjet e lumenjve, zhytësit dhe dronët nga njësia rajonale e Venetos, si dhe helikopteri Drago nga departamenti i fluturimeve po marrin pjesë në kërkim.
Ndryshe, moti i keq shkatërroi edhe një urë në Valdagno.
Gjithashtu, 6,400 qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/







































