Babai i Imane Khelif tregon certifikatën e saj të lindjes pas bujës së madhe në Lojërat Olimpike

Babai i Imane Khelif ka treguar certifikatën e saj të lindjes, ndërkohë që debati për testet gjinore olimpike vazhdon.
Gjithçka filloi para Lojërave Olimpike të Parisit 2024, kur luftëtarja algjeriane, 25 vjeçe, u skualifikua nga Kampionatin Botëror të Boksit për Femra të vitit të kaluar në Nju Delhi.
Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, e cila u ndalua përgjithmonë nga Lojërat Olimpike vitin e kaluar, tha se ajo dhe Lin Yu-ting e Tajvanit nuk ishin në gjendje të përmbushnin kriteret e tyre të paspecifikuara të përshtatshmërisë gjinore.
Megjithatë, dy boksieret janë lejuar të garojnë në Paris. Dezinformata në mediat sociale filluan të përhapen kur Khelif u përball me Angela Carini të Italisë në raundin e 16-të të enjten (1 gusht). Carini vendosi të ndërpresë ndeshjen pas 46 sekondash.
Mes reagimit të ashpër në internet, babai i saj Omar Khelif, ka këmbëngulur se vajza e tij meriton të luftojë në kategorinë 66 kilogramë për femra.
Ai i tha Sky News javën e kaluar: “Fëmija im është një vajzë. Ajo u rrit si vajzë. Ajo është një vajzë e fortë. Unë e rrita atë të jetë punëtore dhe e guximshme. Ajo ka një vullnet të fortë për të punuar dhe për t’u stërvitur”.
“Kundërshtarja italiane me të cilën u përball nuk ishte në gjendje të mposhtte vajzën time, sepse vajza ime ishte më e fortë”.
Në një intervistë për stacionin televiziv francez BFMTV, babai shkoi një hap më tej duke treguar certifikatën e lindjes së vajzës së tij për të dëshmuar se ajo kishte lindur vajzë.
IOC, në anën tjetër, ka thënë se janë të trishtuar nga abuzimi që dy boksieret po marrin aktualisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës