Dhurata Dora, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me projektet e suksesshme ndërkombëtare siç duket nuk ka të ndalur.

Këngëtarja shqiptare së fundmi është ngjitur në skenën e "Redbull Soundclash 2019" në Stuttgart të Gjermanisë para rreth 15 mijë personave.


E njëjta i është bashkangjitur hip hop yllit shqiptar, Azet, gjatë performancës të këngës së tij në gjuhën shqipe, "S’kam kohë".

Interpretimi i tyre u duartrokit nga mbarë publiku dhe ky projekt doli edhe më bukur i kënduar nga dy yjet.

Performancën e tyre të mahnitshme mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Në ndërkohë, pjesë e këtij evenimenti madhështor ishte edhe reperja nga Lucerne, Loredana Zefi, teksa interpretoi disa nga hitet e saj.

Ditë më parë, Lori u shpall një nga artistet më të dëgjuara në Zvicër që mblodhi një shifër mbresëlënëse- plot 280 milionë transmetime në platformën Spotify në vitin 2019. /Telegrafi/

79223162 851003155351187 3261951369807921152 n 1

78999378 2643829192365960 1955446640764518400 n