Nëntë punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës për katër muaj në Kosovë. Edhe në rastet kur punëtorët lëndohen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se askush nuk i mbështet.
Sipas Azemit, në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në perëndim. Ai konsideron se kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve.
Azemi shprehet se Kosova nuk ka arsye të festojë 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Shumë vende janë të hapura për punë, por ai thekson se qytetarët nuk duan të punojnë për shkak të pagave të ulëta.
“E kemi rrezikshmërinë katërfish më të madhe se në perëndim. Përderisa në botë, në Gjermani në 100 mijë punëtorë llogaritet që mesatarisht vdesin dy punëtorë, te ne në 100 mijë punëtorë vdesin tetë punëtorë. Kemi shifra jashtëzakonisht fatkeqe për neve që vetëm në tre-mujorshin e gjysmë të këtij viti, kemi nëntë raste që kanë pësuar me fatalitet dhe ka qenë një periudhë jo shumë punuese”, deklaron Azemi për KosovaPress.
“Cilat janë ato që neve më së shumti na prekin, nuk kemi kontrata serioze, nuk kemi trust serioz, në moment kur një punëtor lëndohet nuk kemi një institucion që e mbështet atë së paku derisa të përfundojë procesi i sëmundjes apo lëndimit”, shton ai.
I pari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, konsideron se Kosova nuk ka pse e feston 1 Majin.
“Të flasësh për festim është jashtëzakonisht një fjalë shumë e rëndë, pasi që ne këtu kemi vend për protestë, sepse duke e parë që pjesa dërmuese e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës punojnë sot për nesër dhe ne nuk e kemi mundësinë, nuk e kemi luksin që të festojmë. Të festojmë ne është si t’i biejm murit me kokë, pasi që në shumicën e rasteve kemi mos-përputhje të asaj çka marrim dhe çka shpenzojmë. Duke u nisur nga ajo që kemi edhe punëtorë të larguar nga puna. Në këtë rast kemi 140 punëtorë për shkak të tekeve të Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik i kemi jashtë vendit të punës së tyre”, shton Azemi.
Ai thotë se nuk ka përmirësim të kushteve për punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Më tej, Azemi thekson se nuk ka rritje të pagës minimale e as sigurim shëndetësor.
“Situata e përgjithshme e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës karakterizohet me një ngritje jashtëzakonisht alarmante të çmimeve, të cilat ne i përdorim gjatë jetës tonë. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur shumë çështje pandemike, çështje të ndryshme të cilat nuk kemi mundur me i përcjell me hap dhe pagat që i kemi. Gjendja sa i përket raportit të pagave që i kemi marrë dhe shpenzimeve që i kemi pasur është rritur në favor të shpenzimeve, sepse edhe sot kemi një pagë 180 euro dhe e dini shpenzimet sa kanë shkuar”, thotë ai.
“Nuk kemi aspak një përmirësim të raportit punëdhënës-punëmarrës, asnjë ndryshim kemi sa i përket orientimit të Qeverisë së Kosovës kah përmirësimi i kushteve të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Është ajo që ka qenë para dy-tri vitesh, ose më mirë të themi para 10 vitesh sepse nuk kemi një ngritje të pagës minimale. Nuk kemi një marrëveshje kolektike, nuk kemi një sigurim shëndetësor për punëtorë, nuk kemi asgjë. Jemi si në periudhën para 10 vitesh”, përfundon Azemi.
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës do të protestojë të hënën, me kërkesën për përmirësim të kushteve të punëtorëve. Protesta do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në drejtim të Teatrit Kombëtar të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës