LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Valdete Dakës kërkon nga Këshilli Prokurorial ta respektojë parimin e meritokracisë

Avokati i Valdete Dakës kërkon nga Këshilli Prokurorial ta respektojë parimin e meritokracisë

Artan Qerkini, avokat i Valdete Dakës ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Dakës, e cila ishte ankuar se në procedurën e përzgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ka pasur parregullsi të cilat kanë reflektuar në cenimin e të drejtave të saj të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte i drejtë dhe se ai vendim kërkon të respektohet parimi i meritokracisë.

“Gjykata ka konstatuar se nuk është respektuar parimi i meritokracisë, që është parim bazë, atëherë kur zgjidhen gjyqtarët në poste udhëheqëse”, ka thënë Qerkini, në Info Magazinë të Klan Kosovës.

“Në votimin për Valdete Dakën nuk është përcaktuar vlera e votës abstenuese. Prandaj, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të përcaktojë vlerën e votës abstenuese. Përzgjedhja e gjyqtarëve duhet të bëhet në bazë të meritokracisë”.


“I mbetet Këshillit Gjyqësor të përcaktojë një sistem ku meritokracia të mbizotërojë”, tha ai.

Ai ka thënë se ky rast, i kryetares aktuale të Komisioni Qendror Zgjedhor, është i pari i këtij lloji, mirëpo që do të shërbej për të ardhmen.

“Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, që do të shërbejë për të zgjedhur disa dilema, dhe ky rast dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shërbejë si precedent për rastet e tjera”.

“Pres që gjithçka të kryhet në kohë optimale, pasi ky vendim duhet të zgjidhet drejt. Pra të mos vonohet tejmase, por as mos të bëhet me nguti”, tha Qerkini. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori