LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve

Avokati i Thaçit kritikon ZPS-në për vonesë në nxjerrjen e materialeve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në të cilën pritet të diskutohet ndër të tjera për hetimet e mbrojtjes dhe listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka adresuar kritika në drejtim të zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me vonesën në nxjerrjen e materialeve.

Kehoe ka thënë se qëndrimi i ZPS-së sa i përket rregullës 103, që lidhet me nxjerrjen e materialeve, është shqetësues.


“Unë ju drejtohem zotëri gjykatës që ata nuk e kanë zbatuar urdhrin tuaj. Qëndrimi që ata kanë është shqetësues dhe ende nuk kemi një përgjigje pse ka vonë në nxjerrjen e materialeve dhe me siguri ne nuk e dimë sa kemi në horizont, ka ende materiale për t’u nxjerrë 30 ditë paragjykimit do të flasim edhe për ato gjatë ditës, bazuar në parashtrimet e djeshme të ZPS-së. Pyetja është pse po ndodh, nuk marrim përgjigje, marrim një përgjigje disi agresive ndaj pyetjes suaj i nderuar gjykatës”, tha avokati i Thaçit.

Kjo është konferenca e 14 në këtë çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në këtë konferencë, të akuzuarit po marrin pjesë përmes video-lidhjes, ndërkohë që e njëjta po vazhdon me diskutimin për nxjerrjen e materialeve. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori