Avokati Dimitri Zahvatov, pjesëmarrës në një seminar të organizuar nga opozita ruse në Beograd në maj të vitit të kaluar, tha se një nga arsyet e arrestimit të aktivistit Vladimir Kara-Murza ishte se ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin i dorëzoi Moskës transkriptet e bisedave të përgjuara.
Zahvatov tregon se përveç Kara-Murzës, nga një aksion i përbashkët i shërbimeve të sigurisë serbe dhe ruse është arrestuar edhe Andrey Pivovarov, një tjetër politikan i opozitës dhe kundërshtar i regjimit të Vladimir Putinit.
Gjykata në Moskë kishte marr vendim për zgjatjen e paraburgimit për dy muaj të Kara-Murzas, i cili u bë i njohur për publikun në Serbi pasi zbuloi aferën për përgjimin e aktivistëve të opozitës ruse në Beograd, në të cilin ishte përfshirë edhe Vulin.
Ai për mediet serbe ka përshkruar se si ata janë ndjekur nga anëtarët e MPB-së dhe pse mendon se aktivitetet e Vulin kanë kontribuar në arrestimin e dy anëtarëve të opozitës.
Aty theksohet se ky lloj aktiviteti mund të jetë problematik për sistemin e sigurisë së Serbisë, sepse kufizohet me aktivitete spiunazhi në dobi të shërbimit të sigurisë së një shteti tjetër.
Kara-Murzas iu vazhdua paraburgimi. Publiku serb dëgjoi për të pasi u hap tema e përgjimeve të opozitës ruse në Beograd.
“Është e qartë se pasojë e atij aksioni të përbashkët është arrestimi i Pivovarovit. Ai u arrestua dy javë pas kthimit tonë nga Serbia dhe pasi Aleksandar Vulin i dorëzoi transkriptet e bisedave tona të përgjuara te sekretari rus i Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev. Jam i bindur se pas kësaj (ardhja e Vulinit në Moskë) Patrushev urdhëroi shërbimet që të merren me politikanët opozitarë, para së gjithash me Pivovarovin dhe Kara-Murzan”, thotë Zahvatov.
“Në Rusi, këto gjëra kryhen kështu, pra nëse marrin materiale të mjaftueshme për t’ju shënuar si tradhtar, sipas standardeve të tyre, ata do të fillojnë procedimin kundër jush në gjykatë. Arsyeja zyrtare pse Kara-Murza u arrestua dyshohet se ishte një takim në Arizona ku ai foli për luftën në Ukrainë”, shton ai.
Zahvatov: Si na përgjuan në Beograd?
Historia e përgjimit tonë është shumë e çuditshme. Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte. Ai takim shumëditor u organizua në Beograd, sepse nuk ishte e mundur të organizohej i njëjti në Rusi.
Në fillim gjithçka ishte e qetë, por kur dolëm për të parë qytetin, vura re një situatë të çuditshme: pashë një burrë dhe një grua të ulur në tavolinën ngjitur përballë nesh, ishte e shtunë. Në tavolinën e tyre kishte vetëm çaj dhe ëmbëlsirë, gjë që tregonte qartë se nuk ishte një takim midis një burri dhe një gruaje, as se ata ishin atje për arsye biznesi, duke pasur parasysh që nuk komunikonin me njëri-tjetrin. Ishte e qartë se ata erdhën këtu për shkak të nesh dhe atëherë fillova të dyshoja se bëhej fjalë për përgjim.
Pas kësaj, sugjerova që të ndahemi në dy grupe që do të shkojnë në dy vende të ndryshme për ta vërtetuar se nëse kam të drejtë. Një pjesë e grupit shkuan në drejtim të Kalemegdanit dhe të tjerët shkuan në pazar, domethënë në kërkim të rrobave, duke pasur parasysh se tashmë po errësohej dhe po bënte më ftohtë. Duke ecur, vuri re se pas nesh po lëvizte i njëjti person që ishte ulur me vajzën në restorant. Ai dhe një burrë tjetër po lëviznin pas nesh dhe dukej qartë se po na ndiqnin.
Në atë moment i fotografova. Të nesërmen morëm me qira një turne me varkë dhe pasi dolëm nga skela, pas anijes, në një distancë rreth 200 metra, na ndoqi një varkë e vogël, në të cilën ndodheshin dy burra, njëri prej të cilëve, sipas gjykimit tim, është i njëjti njeri me fillimin e kësaj historie. Në ditët në vijim monitorimi ka qenë i vazhdueshëm dhe kam fotografuar dhe regjistruar personat që na spiunonin për çdo rast. Shpesh pyesnim se çfarë të bënim, pasi nuk ishte e logjikshme të shkonim në polici dhe të raportonim se po na ndiqnin. Në fund vendosa t’i ruaj regjistrimet që kisha bërë, duke besuar se do të shërbenin. Pivovarov u arrestua shpejt dhe disa muaj më vonë historia e përgjimit doli në media.
Të gjithë gazetarët u larguan nga Rusia për të raportuar. Më së shumti e bëjnë këtë përmes Telegramit, i cili ende nuk është i ndaluar në Rusi. Megjithatë, problemi është se, që nga fillimi i luftës, 136 mijë faqe interneti janë bllokuar nga autoritetet ruse. Pra, është shumë e vështirë të qëndrosh i informuar, por njerëzit gjejnë mënyra dhe përpiqen të qëndrojnë të përditësuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?