Avokati i Popullit konstatoi keqtrajtimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës
Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ka konstatuar dhunën e vazhdueshme fizike dhe psiqike ndaj anëtarëve të ''Grupit të Kumanovës''. Ai ka qëndruar në burgun e Shutkës, ku i ka vizituar të burgosurit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Memeti ka deklaruar për Alsat-M se prokuroria nuk i ka marrë parasysh procedurat e ngritura për këto raste të keqtrajtimeve, duke theksuar se edhe në Ministrinë e dretësisë dhe asaj të punëve të brendsme, ka anashkalim për këto raste, edhe pse janë në dijeni se çfarë është duke ndodhur, por nuk marrin masa.
Keqtrajtimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës e kanë alamruar edhe avokatët mbrojtës të tyre./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































