Dy personave të dyshuar për “trafikim me substanca narkotike” janë arrestuar në Lipjan ku Njësia Kundër Narkotikëve gjeti dhe sekuestroi 400 kilogramë kokainë.
Kjo substancë narkotike dyshohet se ka ardhur nga Brazili në pako të produkteve të mishit.
Lidhur me këtë rast është deklaruar Besnik Berisha, avokat i njërit nga dy personat e dyshuar, që u arrestuan sot.
Berisha tha se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm dhe madje viktimë e këtij rasti, pasi që thotë se ai as nuk ka qenë në dijeni se në pakot e produkteve të mishit të porositura nga Brazili, mund të kishte diçka tjetër e jo mish, e aq më pak substanca narkotike.
“Klienti im është viktimë. Shpresojmë se shumë shpejt do të zbardhet kurthi që i është bërë atij nga persona ende të panjohur. Ai është afarist i ndershëm, i përgjegjshëm, është ndër afaristët më serioz që ka Kosova në importimin e produkteve të mishit. Droga e cila është gjetur në hapësirat e biznesit të tij dyshohet se është një kurth i përgatitur, ose nga konkurrenca, ose nga kriminelët të cilët e kanë porositur dhe akoma janë të lirë, sepse droga nuk ka përfunduar në destinacionin final”, tha Berisha, për portalin Sinjali.
Avokati shpreson se gjithçka do ndriçohet dhe se personat që qëndrojnë prapa kësaj porosie do të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë.
“Unë dhe klienti im shpresojmë që sapo të jemi në kontakt me autoritetet e Brazilit, përkatësisht me dërguesin e porosisë së mishit, do të sqarohet saktë se kush janë personat potencialë të involvuar në blerjen dhe transportin e këtyre substancave. Shpresojmë shumë që hetuesit do të arrijnë të zbardhin detaje të reja të rëndësishme për kohën e porositjes, rrugët që i ka ndjekur dërgesa, autoritetet që e kanë shoqëruar, sepse kjo kërkesë nuk ka ardhur e pa shoqëruar dhe e panjohur për institucionet e drejtësisë”, tha ai.
Berisha tha se institucionet e sigurisë dhe Prokuroria janë të vetëdijshëm dhe e pranojnë faktin që klienti i tij dhe biznesi i klientit të tij janë “absolutisht viktimë e këtij trafikimi”, por thotë se mbetet punë dhe rrugë e gjatë për ta zbuluar se kush është prapa kësaj dërgesë, e cila në tregun e zi do të arrinte vlerën e rreth 20 milionë eurove.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës