Site icon Telegrafi

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi ia prezantoi MINT-it Nezir Idrizin, i cili ishte ortak në kompaninë polake

Mahmut Halimi, avokati i afaristit Ridvan Muharremit, i cili është arrestuar nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore, ka treguar se si klienti i tij është kontaktuar nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Halimi tha se klienti i tij Ridvan Muharremi është bërë ndërmjetësues për MINT-in dhe një personi nga Prishtina, me emrin Nezir Idrizi, i cili ishte prezantuar si ortak i kompanisë polake “Santo”.

“Një qytetar i Prishtinës pak kohë përpara ka kërku një lokal me qira nga Ridvani. E ka pyet ky çfarë veprimtarie dëshiron ta ushtrosh? Ai thotë se së bashku me një person nga Polonia të regjistrum edhe në Poloni biznesin e mallrave me shumicë të produkteve ushqimore. E merr atë personin e Prishtinës, Ridvani, emrin s’po ia qes në publik, e ka prokuroria, dhe ka bisedu me ta. Kanë mbet ata me bisedu”, tha Halimi.

“Ai është bashkëpronar i kompanisë ‘Santo”’në Poloni, edhe Ridvani i thotë policisë, kur ka dhanë deklaratë e kontrolloni në ARBK-në e do ta shihni se çfarë biznesi  ka në Prishtinë. Është degë e biznesit ‘Santo’ në Poloni. Ridvani ka thënë se ka bisedu me të dhe i ka thënë se ka nevojë ministria për grurë dhe vaj. Kontakti me firmën polake, ka bisedu Ridvani me këtë nga Prishtina. Ai ka thënë se do të flasë me ortakun tim. Muharremi i ka thënë, flisni me MINT. Aty pushon çdo aktivitet i Ridvanit. Ai më nuk ka lidhje me këtë punë”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është takuar me Rozeta Hajdarin në zyrën e saj

Sipas avokatit Ridvan Muharremi më pas nuk ka pasur kontakt me MINT-in dhe as me Nezir Idrizin.

Halimi ka thënë se klienti i tij, Ridvan Muharremi, ia ka bërë me dije Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se pronari i kompanisë polake, të cilit i është bërë pagesa (për vaj dhe sheqer) dhe nuk ua ka sjellë mallin, është duke qëndruar në Prishtinë.

Më tej avokati ka thënë se Ridvani u ka kërkuar që të shkojnë në hotelin, ku pronari polak po qëndronte, me organet kompetente dhe ta marrin të pyetje.

“Zotëri Ridvan, se ky pronari polaku ishte në Prishtinë dhe është duke fjetur në hotel Prishtina, ka shku i ka thirr të ministrisë. Ju ka thënë: ‘ju lutem shkoni se pronari mallit, shitësi, të cilit ia keni bërë pagesën ndodhet në hotel Prishtina. Unë si qytetar nuk guxoj me shku. Merrni organet e ndjekjes, merrni policinë e shkoni. Nëse është nevoja edhe arrestojeni. Mos e lëshoni pa e ditë arsyen dhe shkakun.’ Dhe Ridvani tha se ata nuk kanë shpreh gatishmëri me bë ketë. Me tre persona ka fol: me Lipovicën, Garën dhe nganjëherë Kushtrimin”, ka thënë Halimi. /Dukagjini/

Exit mobile version