Avokati Tomë Gashi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, pas konfirmimit të aktakuzave për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Gashi, në reagimin e tij ka thënë se Hashim Thaçi ka dëmtuar Kosovën rëndë me insistimin e tij të pashembullt në vitin 2015 që të themelohet Gjykata Speciale, transmeton Telegrafi.
“Hashim Thaçi dhe shokët e tij që negociuan me Serbinë për 10 vite, kurrë nuk ja përmenden Serbisë krimet e luftës deri në gjenocid, kundër popullatës civile në Kosovës, kurrë nuk i’a përmenden Ministrit të Slobodan Miloshoviqit Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se gjatë luftës ata vranë mbi 15 qytetarë civil shqiptarë, vranë mbi 1400 fëmijë, dhunun mbi 20 mijë gra, e dëbuan jashtë Kosovës gjysmën e popullatës dhe Kosovën e shndërruan në shkrumb e hi’, thuhet në reagim.
Për më shumë, reagimi i plotë:
“Po të mos negocionim me Serbinë, menjëherë pas publikimit të raportit të Dick Marty, sot nuk do të kishim fare Gjykatë Speciale.
Dikush u shantazhua dhe Kosova u dëmtua përjetësisht.
Hashim Thaçi nëse ka menduar se pas themelimit të Gjykatës Speciale më 03.gusht 2015, se mund të ketë amnisti për të apo për miqtë e tij, ka gabuar rëndë.
Hashim Thaçi e ka dëmtuar Kosovën aq rëndë me insistimin e tij të pashembullt në vitin 2015 që ta themeloj Gjykatën Speciale për hetimin e pjesëtarëve të UÇK-së, sa që as tani nuk është duke e kuptuar se çfarë dëmi i ka bërë shtetit të Kosovës.
Hashim Thaçi si akter politik permanent ka qenë i dëmshëm në raport me Gjykatën Speciale dhe bindja ime është se lakmia për pushtet e bëri të tillë, ai thjeshtë nuk donte ta pranonte faktin as pas njoftimit nga Gjykata Speciale të datës 24 qershor 2020, se është i akuzuar për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, nuk dha dorëheqje nga frika se po i ikën pushteti nga duart dhe se karriera e tij politike ka marrë fund.
Hashim Thaçi bërë edhe një dëm të madh pas bërjes publike të ngritjes së aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale, se që ai edhe për 134 ditë e mbajti pozitën e Presidentit me inat dhe me zor.
Me ligj nuk e kishte të obliguar që të jap dorëheqje, por ka diçka që vlen më shumë se ligji dhe ato janë normat morale, etike, të cilat e obligonin atë që të jap menjëherë dorëheqje nga posti i Presidentit të vendi, por ai këtë nuk e bëri deri në ditën e sotme, kur thjeshtë ishte i detyruar.
Është edhe “meritë” e z. Hashim Thaçit e viti 2015, që tani i kemi 7 pjesëtarë të UÇK-së të arrestuar nga Gjykata Speciale, që është aq e dëmshme sa që përjetësisht nuk do të mund ti riparojmë dëmet e krijuara nga formimi i një Gjykate që do të sjellë gjithçka por vetëm drejtësi jo.
Hashim Thaçi lejoj që e gjithë bota ta sheh në faqet e para të medieve botërore se është akuzuar Kryetari i shtetit të Kosovës për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, e që Kosovën e dëmtojnë aq shumë, sa që dëmet do të jenë të përjetshëm.
Historia do ta mbaj mend dhe do ta shënoj si një rast jashtëzakonisht të rëndë që e goditi Kosovën dhe që i realizoj dëshirat e Serbisë deri në atë masë, sa që e gjithë bota e dinte në vitin 1999 se ne ishim viktimë e sulmeve barabarte serbe, me tentim deri në shfarosjen tonë si popull, e quhet gjenocid, ndërsa tani jemi shndërruar thuajse në agresor.
Serbinë e kanë përkëdhelur aq shumë Hashim Thaçi me shokët e tij, sa që menjëherë pas publikimit të raportit të Dick Martit, pas tre muajve filloj negociata me Serbinë, të cilat ishin jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, sa që donin ta instalonin një Serbi të vogël brenda Kosovës të quajtur Zajednicë.
Hashim Thaci dhe shokët e tij që negociuan me Serbinë për 10 vite, kurrë nuk ja përmenden Serbisë krimet e luftës deri në gjenocid, kundër popullatës civile në Kosovës, kurrë nuk i’a përmenden Ministrit të Slobodan Miloshoviqit-Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se gjatë luftës ata vranë mbi 15 qytetarë civil shqiptarë, vranë mbi 1400 fëmijë, dhunan mbi 20 mijë gra, e dëbuan jashtë Kosovës gjysmën e popullatës dhe Kosovën e shndërruan në shkrumb e hi.
Z. Hashim Thaçi në cilësinë e Presidentit në Konferenca Ndërkombëtare me Presidentin e Serbisë, e thoshte me një anglishte të lodhët “ we are not problematik guys” .
Po të mos negocionte Hashim Thaçi me Serbinë nuk do ta kishim fare Gjykatën Speciale dhe ai sot nuk do të ishte i akuzuar për krime lufte dhe i dërguar në Hagë duke ja plotësuar dëshirën atij që është “ problematik guy” presidentit të Serbisë.
Me këto biseda të dëmshme për ne dhe të favorshme për Serbinë, Serbia tani duket si viktimë në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare.
Një burrështetas duhet të vepronte krejtësisht ndryshe, jo që për ta shpëtuar vetveten nga krimet që ne besojmë që ai nuk i ka kryer, ta sjellë një Gjykatë të tillë që më shumë është e Serbisë se e Kosovës dhe që do ti gjykoj vetëm shqiptarët.
Gjykata Speciale tani më nuk është e Kosovës, edhe pse e themeluar prej vetë Kosovës, ajo nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk ka asnjë shenjë të identifikimit të shtetit të Kosovës, qoftë me mbishkrim Republika e Kosovës, çoftë me stemë, qoftë me logo, qoftë me flamur, sepse edhe këtë nuk e lejuan serbet, ngase nuk do të paraqiteshin në atë Gjykatë që do të kishte simbolet e Republikës.
Gjykata Speciale na bëri edhe një dëm jashtëzakonisht të rëndë, duke lejuar për 134 ditë të mbetet President i Kosovës, dhe të krijoj dëme edhe më të mëdha, që bota ta marrë vesh, se përveç aktakuzës së ngritur më 24 prill 2020, ai të ushtroj këtë funksion sa do të zbehtë dhe edhe për 134 ditë e që i bije se nuk ka dëshmuar se ka kurrfarë përgjegjësie siç thotë ai shtetërore, por thjeshtë ka dashur të besoj diçka që nuk ka mundur të ndodhë pas publikimit të aktakuzës kundër tij, e që aktakuza të mos i konfirmohet.
Z. Hashim Thaçi sot po shkon në Hagë si i akuzuar, duke e lënë Kosovën të dëmtuar, ngase aktakuza nga Gjykata që e formoj vetë e gjeti atë në postin e Presidentit.
Nëse asgjë tjetër Hashim Thaçi me sot na dha një mësim që nuk duhet të bisedojmë me Serbinë asnjëherë pa i pastruar çështjet e luftës me shtetin kriminal serb”.
Ndryshe, në aeroportin ushtarak në Sllatinë ku ndodhet edhe baza ushtarake e KFOR-it, kanë mbërritur ish-presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe deputeti e LVV-së, Rexhep Selimi të cilët pritet të udhëtojnë drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara në Hagë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova