Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli në një intervistë dhënë për Telegrafin ka folur prioritet në shëndetësi si dhe reformat e saj.

Avdyli ka thënë se prioritet kryesorë në shëndetësi është rritja e buxhetit.


“Prioritet kryesore në shëndetësi është rritja e buxhetit në shëndetësi e cila duhet të reflektoj për rritjen e sistemit shëndetësorë”, ka thënë ai.

Sipas tij, përkundër faktit që u rrit buxheti për furnizim me barna, nëpër spitale siç tha ai ka furnizim më të dobët të barnave, pasi për këtë dëshmitarë janë pacientët.

52038581 291536731482410 8127695046074957824 n 1 1

Deputeti Haxhi Avdyli gjatë intervistës me gazetarin Muhamet Hajrullahu

“Të investohet dhe tek resurset humane, që mos të na ikin mjekët. Sigurimet shëndetësore i kontraktojnë mjekët. Kemi mjek që i kanë 400 operacione e kemi mjek që i bën vetëm 4 operacione”, u shpreh Avdyli.

Avdyli po ashtu foli edhe aprovimin e Ligjit të Pagave, nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Avdyli ka thënë se ky ligj ka krijuar pabarazi shumë të mëdha.

“Ligji për paga i cili është aprovuar po shihet çdo ditë dhe më shumë që ka krijuar pabarazi të mëdha. Ne e kemi pa qeverisjen Haradinaj, si e bëri rritjen e pagës së vet, duke mos e ditur që do të ju rritet edhe gjyqësorit dhe prokurorëve”, theksoi deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. /Telegrafi/