LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet turke pezullojnë nga detyra 9103 policë

Autoritetet turke pezullojnë nga detyra 9103 policë

Autoritetet turke kanë pezulluar sonte nga detyra 9103 policë, për siç thuhet si të dyshuar për lidhje me rrjetin e Imam Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grusht shtetit të dështuar ushtarak në korrik të vitit të kaluar, raporton CNN-i Turk.

Po ashtu më shumë se 1000 persona u arrestuan në operacionet e sotme në gjithë vendin për të njëjtën arsye, njoftuan zyrtarët nga shteti turk, transmeton KosovaPress.