Autoritetet në Maqedoni: Kushtëzime joevropiane nga Sofja për fillimin e negociatave me BE-në
![Autoritetet në Maqedoni: Kushtëzime joevropiane nga Sofja për fillimin e negociatave me BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/10/maqedoni-bullgari-780x439.png)
Maqedonia e Veriut ende është në pritje të konfirmimit të qartë nga Bullgaria për mbështetje për fillimin e negociatave me BE-në, gjegjësisht mbajtje të Konferencës ndërqeveritare gjatë kryesimit gjerman deri në fund të vitit, pasi Sofja porositi se para hapjes së negociatave aderuese duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet për çështjet historike.
Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se bisedimet mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryeministrit të bullgarisë Bojko Borisov ishin të mira, por bisedimet mes ministres Ekaterina Zaharieva dhe ministrit Bujar Osmani nuk ishin aq të mira. Zaev tha se ajo që është propozuar nga Bullgaria nuk është as fqinjësi e mirë, as vëllazërore, e as më pak evropiane.
“Dhe nëse kjo mbetet ashtu duhet ta përgatisim popullin tonë të Maqedonisë së Veriut se mund të mos fillojë konferenca e parë ndërqeveritare të cilën e presim në muajin dhjetor. Unë besoj se ky nuk është qëndrimi i kryeministrit Borisov, mikut dhe vëllait tim, besoj se ky nuk është qëndrim as i popullit bullgar. Ne do të bëjmë gjithçka në këto ditë të ardhshme të gjejmë zgjidhje. E pranuam historinë e përbashkët dhe historinë e përgjithshme siç e thirrin në Bullgarinë fqinje si diçka që është pjesë përbërëse e të kaluarës tonë. Kemi histori tonën të veçantë edhe populli i Maqedonisë së Veriut edhe populli bullgar ose Republika e Bullgarisë”, ka thënë dje në pyetje të gazetarëve Zaev pas inaugurimit të largpërçuesit Neokazi-Probishtip.
Ai shfaqi bindje se së bashku me kryeministri Borisov do të gjejnë zgjidhje për problemet që vendi të vazhdojë përmes rrugës evropiane.
“Jam i bindur se edhe kryetarët e dy vendeve, presidenti Radev dhe presidenti Pendarovski do të japin mbështetje të këtij procesi që të tregojmë se mund së bashku dy vendet në bazë të miqësisë, në bazë të lidhjes vëllazërore mes dy popujve do të tregojmë vlera evropiane të mbështetjes reciproke. Prandaj disa herë kam theksuar se kryeministri Borisov ka bërë shumë për Bullgarinë, por bën shumë edhe për Ballkanin Perëndimor dhe evropeizmin e Ballkanit Perëndimor. Ai arriti ta kthejë tërë fokusin e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ardhmërisë së Ballkanit Perëndimor në BE. E organizoi Samitin për Ballkanin Perëndimor dhe i kushtoi vëmendje të madhe. Ishte këtu në mbështetjet e të gjitha çështjeve të hapura në rajon, mes tjerash në mbështetje dhe inkurajim për ta arritur edhe Marrëveshjen e Prespës. Kemi hapur bashkëpunim të madh mes dy vendeve dhe besoj se kjo ashtu do të vazhdojë”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, megjithatë deklaroi se nëse BE-ja lejon që gjuha maqedonase të jetë pengesë në rrugën e eurointegrimit tonë, atëherë nuk do ta meritojë mbiemrin në emrin e tij “evropian” dhe nuk tha se është në dijeni se do të mund të besojmë në një Bashkim të tillë Evropian.
“Duhet mençuri dhe respekt, nuk ka miqësi pa respekt të ndërsjellë. Të gjithë që dëshirojnë që popullin maqedonas ta kenë të afërt dhe mik, duhet të na pranojnë si jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Pa respekt elementar, nuk mund të zhvillohet afërsia ose miqësia. Askush tjetër në botë, asnjë shtet tjetër fqinj ose më i largët, nuk ka të drejtë të përzihet në të drejtën tonë për vetpërcaktim”, deklaroi Dimitrov, i cili e ka udhëhequr delegacionin qeveritar, që vendosi lule në Tumën e të pamposhturve në Prilep.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Kufi_dogana-750x430-1-380x233.jpg)
Drejtoria e Doganave: Kallëzime penale edhe ndaj tetë personave tjerë për krime me automjetet e përdorura
![Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veliaj-berisha-380x233.png)
Arrestimi i Veliajt, reagon Berisha: Po shembet piramida e krimit
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-380x233.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe