LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet kineze ‘dorëzohen’ para protestuesve, lehtësojnë kufizimet kundër COVID-19

Autoritetet kineze ‘dorëzohen’ para protestuesve, lehtësojnë kufizimet kundër COVID-19

Kina ka zbutur tonet lidhur me rrezikun që paraqet COVID-19 dhe po lehtëson disa kufizime edhe pse numri i rasteve ditore është pothuajse në nivele rekord të larta.

Ky zhvillim pason protestat që përfshinë vendin, një shprehje e zemërimit publik, mbi masat e ashpra kufizuese të lidhura me pandeminë.

Disa qytete edhe pse po njoftojnë infeksione të reja, po heqin kufizimet dhe po lejojnë bizneset të rihapen.


Autoritetet shëndetësore njoftuan lehtësimin e masave, por pa përmendur protestat, të cilat ndryshonin nga tubimet e qeta në Pekin tek përleshjet me policinë në rrugët e Guangzhout.

Demonstratat ishin shfaqja më të madhe e mosbindjes civile që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë, raporton zeriamerikes.

Pavarësisht numrit gati rekord të rasteve, zëvendës-kryeministri Sun Chunlan, i cili mbikëqyr përpjekjet kundër COVID-it, tha se aftësia e virusit për të shkaktuar sëmundje po dobësohej. Komentet e tij kanë dallim të madh nga mesazhet e mëparshme të bëra nga autoritetet në lidhje me virusin. Më pak se 24 orë nga protestat e dhunshme në Guangzhou, autoritetet në të paktën shtatë distrikte, njoftuan heqjen e bllokimeve. Në një distrikt madje zyrtarët njoftuan se do të lejonin mësimin në shkolla, rihapjen e restoranteve dhe bizneseve të tjera, përfshirë kinematë. Por megjithë ndryshimin e tonit lidhur me COVID-in si përgjigje ndaj pakënaqësisë së madhe publike, autoritetet po vazhdojnë të marrin në pyetje pjesëmarësit në demonstrata.

Sipas ‘China Dissent Monitor’, drejtuar nga organizata ‘Freedom House’ që financohet nga qeveria amerikane, nga e shtuna deri të hënën, në të gjithë Kinën janë zhvilluar të paktën 27 demonstrata. Ndërsa sipas qendrës ASPI, një institut studimor me qendër në Australi, në Kinë janë zhvilluar 43 protesta në 22 qytete të vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori