Autogoli absurd që eliminoi Copenhagen nga Liga e Evropës po bënë gjiron e botës
Klubi i madh danez, Copenhagen është eliminuar nga Liga e Evropës pas një humbje minimale 1-0 nga kroatët e Rijekës falë një autogoli absurd.
Copenhagenit nuk i mjaftoi takimin e zhvilluar në shtëpi në Parken Stadium, pasi u mposht 1-0 nga Rijeka dhe nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Evropës.
Megjithatë, ky kualifikim erdhi nga një autogol i çuditshëm, ku vendasit u treguan shumë të pafat duke shënuar në portën e tyre në minutën e 20-të me anë Peter Ankersen.
Lojtari i Copenhagës shënoi autogolin më absurd të karrierës së tij, por kjo nuk ishte e tëra.
Para shënimit të golit, dy mbrojtës të danezëve u përplasën mes vete dhe ranë në tokë duke ia lejuar rrugën sulmuesit Sandro Kulenovic, i cili goditi traversën.
Topi i kthyer nga traversa goditi trupin e Ankersen dhe përfundoi në portën e tij.
Ky ishte një absurditet që i kushtoi ekipit danez me eliminim nga Liga e Evropës dhe ky gol tashmë po bënë gjiron e botës. /Telegrafi/






























