LAJMI I FUNDIT:

Austria ndan 1 milion vaksina antiCOVID për Ballkanin Perëndimor

Austria ndan 1 milion vaksina antiCOVID për Ballkanin Perëndimor

Në Vjenë të Austrisë ka përfunduar Samiti për Ballkanin Perëndimor, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndihmohet me 1 milion vaksina antiCOVID-19, duke shtuar se “ne jemi të sigurt vetëm kur të gjitha vendet janë të sigurta”.

“Kancelari Federal Sebastian Kurz u premtoi krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor një milion doza vaksinash nga kontingjenti austriak të premten. Këto do të dorëzohen në rajon gjatë verës, njoftoi Kurz në një konferencë shtypi me rastin e një takimi në Vjenë”, njofton mediumi Derstandard, përcjell Telegrafi.


Tema kryesore e këtij samiti ishte lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor por edhe lufta ndaj pandemisë.

Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori