Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të mërkurën se ekzistojnë prova që Koreja e Veriut ka dërguar trupa në Rusi. Po sot shefi i zbulimit i Koresë së Jugut u tha ligjvënësve se 3,000 trupa të Koresë së Veriut po trajnohen me dron dhe pajisje të tjera në Rusi përpara se të vendosen në fushat e betejës në Ukrainë.
Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Romë, sipas një videoje të postuar nga gazeta Washington Post, Austin tha se “çfarë po bëjnë saktësisht? Mbetet për t’u parë. Është diçka që duhet ta zbulojmë”. Nëse këto trupa i bashkohen luftës në Ukrainë në emër të Rusisë, do të jetë “një çështje shumë, shumë serioze”.
Agjencitë koreano-jugore të zbulimit publikuan fillimisht raporte se 1,500 trupa speciale të Koresë së Veriut i janë bashkuar marinës ruse këtë muaj, ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte thënë më herët se qeveria e tij kishte informacione se 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiteshin t’u bashkoheshin forcave pushtuese ruse.
SHBA dhe NATO nuk i kishin konfirmuar zyrtarisht më parë njoftimet, por kanë paralajmëruar për rrezikun e një zhvillimi të tillë nëse është i vërtetë. Rusia dhe Koreja e Veriut deri tani i kanë mohuar lëvizjet e trupave.
Drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, Cho Tae-yong, u tha ligjvënësve të mërkurën se 1500 trupa të tjera të Koresë së Veriut kanë hyrë në Rusi, sipas ligjvënëses Park Sunwon, e cila mori pjesë në një takim me dyer të mbyllura me Cho. Ai u tha ligjvënësve se agjencia e tij vlerëson se Koreja e Veriut synon të dërgojë një total prej 10 mijë trupash në Rusi deri në dhjetor, u tha ligjvënësja Park gazetarëve.
🚨 Russia: North Korean soldiers are at the training range in Sergeyevka, Primorsky Krai. Ukrainian intelligence indicates that around 11,000 have been sent to invade Ukraine, including special forces.
Result of appeasement by useful idiots and Kremlin assets embedded in the West pic.twitter.com/pTn8Y2bMPf— Igor Sushko (@igorsushko) October 18, 2024
Ajo citoi Cho të thoshte se 3000 ushtarët e Koresë së Veriut të dërguar në Rusi janë shpërndarë në baza të shumta ushtarake dhe janë duke u stërvitur, raporton zeriamerikes.
Duke folur së bashku me ligjvënësen Park për takimin me Drejtorin e Zbulimit, ligjvënësi Lee Seong Kweun tha, duke cituar Cho, se Rusia po rekruton një numër të madh përkthyesish.
Ai tha gjithashtu se zbulimi ka të dhëna se Koreja e Veriut po zhvendos anëtarët e familjeve të ushtarëve të zgjedhur për t’u dërguar në Rusi në vende të veçanta për t’i izoluar ata.
Koreja e Veriut dhe Rusia, të përfshira në konfrontime të veçanta me Perëndimin, kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin e tyre në dy vitet e fundit. Në qershor, ato nënshkruan një marrëveshje për mbrojtjen, në bazë të së cilës, të dy vendet do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për t’i ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake njëra tjetrës në rast se sulmohen nga vende të tjera.
Raportet se Pheniani po dërgon trupa në Rusi nxitën shqetësimet e sigurisë në Korenë e Jugut. Seuli është i shqetësuar se Rusia mund t’i japë në këmbim Koresë së Veriut teknologji të sofistikuara armësh që mund të ndihmojnë programin bërthamor dhe atë të raketave të Veriut, që vënë në shënjestër Korenë e Jugut.
Koreja e Jugut tha të martën se do të konsideronte mundësinë e furnizimit me armë për Ukrainën në përgjigje të njoftimeve për dërgimin e trupave të Veriut në Rusi. Koreja e Jugut ka dërguar mbështetje humanitare dhe financiare në Ukrainë, por deri tani ka shmangur furnizimin e drejtpërdrejtë me armë të Ukrainës në përputhje me politikën e saj të mosfurnizimit me armë të vendeve të përfshira në mënyrë aktive në konflikte.
Koreja e Veriut ka 1.2 milion trupa, një nga ushtritë më të mëdha në botë, por nuk ka luftuar në konflikte në shkallë të gjerë që nga Lufta Koreane e viteve 1950-53. Shumë ekspertë kanë hedhur dyshime se trupat e Koresë së Veriut mund ta ndihmojnë Rusinë në mënyrë të konsiderueshme, duke përmendur mungesën e përvojës në betejë.
Ata thonë se Koreja e Veriut dëshiron të marrë mbështetjen ekonomike ruse dhe ndihmë për të modernizuar sistemet e vjetërsuara të armëve konvencionale të Veriut, si dhe transferimin e teknologjisë së lartë të armëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri
"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
Trump thotë se ai 'e do Evropën', por ka 'ankesa shumë të mëdha' për Bashkimin Evropian
Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar