Site icon Telegrafi

Aurier rikthehet në Francë që të jetë me nënën e tij pas vrasjes tragjike të vëllait të tij në një klub nate në Toulouse

Serge Aurier është rikthyer në Francë që të jetë me nënën e tij, pas vrasjes së vëllait të tij në një klub nate në Toulouse.

Christopher Aurier ishte plagosur në stomak në klubin e natës “Kin” në mëngjesin e të hënës së kësaj jave.

Aurier ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Instagram duke përqafuar nënën e tij.

Anëtari i Tottenham Hotspurit kishte mësuar ngjarjen nga një shok i tij francez rreth vrasjes së vëllait të tij, derisa ishte liruar nga Jose Mourinho.

Trajneri portugez kishte bërë të ditur se në këto momente të rënda për familjen e tij, nuk ka kërkuar asgjë nga lojtari dhe e ka lënë atë të lirë të largohet.

Aurier pritet që me fillim të javës së ardhshme të rikthehet te Spurs, ndërsa nuk ka folur për media rreth ngjarjes tronditëse për familjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version