LAJMI I FUNDIT:

Auditimi i partive politike: Blerje pa tenderë, mostransparencë në shpenzime e të dhëna gjysmake

Auditimi i partive politike: Blerje pa tenderë, mostransparencë në shpenzime e të dhëna gjysmake

Auditori i jashtëm ka gjetur parregullsi të shumta në raportet financiare të partive politike në zgjedhjet e 2018,2019 dhe 2020.Blerjet pa tenderë, mostrasparenca në shpenzime, ofrimi gjysmak i të dhënave janë disa nga shkeljet e evidentuara. Për shoqërinë civile kjo situatë është e papranueshme prandaj shihet si opsion ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike.

Qindra mijëra euro shpenzime kanë raportuar partitë politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e vitit 2019.

Por një nga vërejtjet më të mëdha që ka nxjerrë auditori i jashtëm, është mos raportimi i plotë i shpenzimeve, raporton RTV Dukagjini.


Rreth 110 mijë euro është shuma që Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar si para të shpenzuara për fushatën 10 ditore të zgjedhjeve të vitit 2019.

Por ky subjekt sipas raportit të auditorit nuk ka ofruar dëshmi nëse këto shërbime të paguara vërtet janë kryer.

Nga 25 shtatori e deri në 4 tetorin e para dy viteve, LVV ka deklaruar se ka shpenzuar për karburant mbi 44 mijë euro por nuk kanë dhënë detaje se në çfarë aktivitete ka ndodhur shpenzimi.

Blerjet e kryera pa tenderë ishin ndër gjetjet kryesore të raportit të auditorit për PDK-në, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq AAK ka deklaruar se fushata i kishte kushtuar gjithsejtë 462 mijë euro, mirëpo auditori thotë se kjo parti nuk ka paraqitur të dhëna për një pjesë të kësaj shume.

Parregullsi të tilla vlerësohen shqetësuese nga organizatat e shoqërisë civile.

Lirika Agusholli nga GLPS thotë se për t’u evituar këto probleme duhet të ndryshohet ligji për financimin e subjekteve politike.

“Zyra për Regjistrim dhe Riemërim të partive Politike duhet të riemërohet. Zyrja do të duhej të fitonte një pavarësi funksionale. Zyra duhet të përbëhet nga 10 anëtarë që nuk kanë lidhje politike”.

Financave e partive politike gjatë viteve 2018, 2019 dhe 2020 iu nënshtruan auditimit për herë të parë këtë muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori