Audi S4 Avant: Vetura me 354-kuaj fuqi dhe “zhurma ngazëlluese” (Video)

Është publikuar një video, ku shihet modeli S4 Avant, duke lëvizur nëpër rrugë të hapur.
Modeli i ri nga Audi, që lansohet në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit 2017, lëshon një zhurmë të veçantë.
Ekspertët e kanë komentuar këtë si “zhurmë e mbytur dhe ngazëlluese në të njëjtën kohë”, transmeton Telegrafi.
Ky automobil me 3.0-litra V6, ka 354-kuaj fuqi.
Sipas komenteve të ndryshme, kjo veturë është krahasuar me VW Golf V R32, që është shumë popullarizuar në mesin e entuziastëve të super-makinave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































